Është e vërtetë që e ardhmja është mister. Por edhe ata më skeptikët nuk do të ngurrojnë t’i hedhin një sy parashikimeve. Kjo për faktin, se pak më tepër pozitivitet, nuk i bën dëm askujt. Aq më tepër Binjakëve, që këtë vit që po afron, e kanë të domosdoshme që të ndihen më pozitivë për të arritur synimet e tyre. Më poshtë, parashikimi për të lindurit mes datave 21 maj dhe 21 qershorit:
E përgjithshme
Do të jeni të aftë të konsolidoni planet dhe përpjekjet tuaja këtë vit 2013. Do të jeni mundni gjithashtu që të kurorëzoni të gjitha ambiciet tuaja përgjatë këtij viti që po vjen. Pozicionimi i planeteve do t’ju ndihmojë në këtë drejtim, duke ju ndihmuar edhe që të arrini të gjitha objektivat tuaja në jetë. Rrugë të reja duket se do të hapen para jush dhe do të bëjnë që të arrini idealet tuaja. Disa pengesa apo tronditje mund të ketë përgjatë kësaj rruge, por gjithsesi mos jini zemërthyer. Bëni lëvizje praktike dhe do të bekoheni me një stil jetese më të mirë sesa vitet tuaja të mëparshme
Karriera
Disa pengesa profesionale duket se do t’ju dalin para këtë vit. Por edhe zgjidhjet duket se do të jenë gjithashtu në dorën tuaj. Duhet të jeni të aftë që të fitoni mbështejen dhe vlerësimin e drejtuesve dhe kolegëve në vendin tuaj të punës. Fillojeni vitin me një notë pozitive dhe gjërat do të punojnë në favorin tuaj gjatë gjithë kohës. Jepini punëve tuaj një start të mirë këtë vit dhe do të jeni të aftë që të mblidhni frytet në fund të vitit. Do të ketë më shumë liri për ju në punë dhe paqja do të mbulojë fushën tuaj profesionale. Jini të gatshëm që të pranoni mendimet dhe sugjerimet e kolegëve tuaj. Fleksibiliteti dhe jo ashpërsia do t’ju ndihmojë që të zgjidhni shumicën e problemeve tuaja në këtë fushë.
Dashuria
Këtë vit jeta juaj dashurore do të jetë më e qëndrueshme se vitet e kaluara. Do të ketë shumë zhvillime ndërtuese në fushën tuaj të marrëdhënieve. Do të jeni të aftë që ta shprehni dashurinë, por edhe ndjenjat tuaja në mënyrë më të mirë e më të qartë.
Do të keni një situatë të paqëndrueshme gjatë fillimit të vitit. Por ndërsa muajt kalojnë, gjërat do të stabilizohen për aq sa u përket marrëdhënieve të dashurisë. Do të jeni të aftë të arrini harmoninë në jetë me partnerin. Nëse jeni i vetëm, ky vit do të jetë i duhuri për të dalë në kërkim të gjysmës tjetër tuaj. Dashuria me shikim të parë mund të funksionojë shumë mirë tek ju.
Financat
Ata që punojnë në fushën e shitjeve dhe marketingut do të shohin një rritje të të ardhurave të tyre financiare këtë vit. Duhet të ulni shpenzimet në një minimum të nevojshëm në mënyrë që të arrini synimet tuaja në jetë. Pozicionet e planeteve këtë vit do të jenë të afta t’ju përmbushin kërkesat financiare, por sigurohuni që të përmbushni gjërat thelbësore për ju. Mos filloni të praktikoni një stil ekstravagant jetese këtë vit. Kjo do t’ju largonte nga rruga juaj në çështjet financiare. Gjatë mesit të këtij viti do të keni disa probleme lidhur me financat, por do të dilni prej tyre i padëmtuar. Mos iu dorëzoni asnjë lloj frustracioni për aq kohë sa në to përfshihen edhe financat. Përpiquni të evitoni drejtimet e gabuara dhe marrëveshjet e këqija spekulative për këtë vit.
Shëndeti
Shëndeti dhe jeta juaj do të jenë të kënaqshme për shumicën e vitit 2013, megjithatë probleme të vogla të shëndetit nuk do t’i shmangni dot. Do të jeni shumë i ndjeshëm për disa çështje të shëndetit komunikues, gjithsesi bëni kujdes në këtë drejtim. Do të jetë thelbësore për ju që të respektoni një dietë ushqimore dhe të bëni ushtrime fizike. Përgatituni për t’u çlodhur dhe ruajtur shëndetin tuaj. Mos e dëmtoni duke u marrë me shumë punë. Do të keni ca probleme me tretjen, por që do të shfaqen në fund të vitit. Shëndeti ka gjasa që të marrë një goditje nisur nga stresi i madh dhe tensioni në jetën tuaj personale dhe profesionale.
Nesër shenja e Gaforres
Përgatiti: Arlinda Gjypi