Silva Bino nga ISHP thotë se duke qenë se djali ka infektuar vetëm kontaktin e tij më të ngushtë, pra babanë, ai është pacienti zero/
Sipas saj, nuk ka një “transmetim komunitar”, pasi janë gjurmuar të gjitha kontaktet që ai ka pasur me persona të tjerë – thotë Bino në përgjigje të interesit të lartë të mediave.
Sipas Binos në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik bëhen 200 analiza në ditë për koronavirusin, dhe mund të bëhen edhe deri në 500, nëse shtohen kapacitetet – thotë ajo.
“Ne kemi një rast të importuar, ky quhet pacienti zero, dhe kemi kontaktin e ngushtë të tij, nuk kemi një transmetim komunitar. E kemi të qartë rrugën që ka ndjekur, dhe i kemi të qarta fare mirë kontaktet që ka pasur”, tha Bino.
Përgjegjësja e Departamentit të Epidemiolgojise dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik tha se janë gjurmuar deri më tani rreth 24 persona që kanë pasur kontakt me të prekurit dhe u janë marrë mostra.
“Aktualisht janë gjurmuar 8 kontaktet e ngushta që mbrëmë në darkë, menjëherë pas daljes së ekzaminimeve. Edhe sot janë gjurmuar rreth 24 kontakte, që janë vetëkarantinuar, me kontroll mjekësor. Po iu merren mostrat përkatëse, dhe janë këshilluar.
Kemi gjurmuar kontaktet e ngushta, dhe ato pak më të largëta, për të qenë sa më të sigurtë. Jemi në fazën që të kufizojmë sa të mundemi përhapjen e sëmundjes. Ka qenë shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me pacientët, që janë treguar korrekt në lidhje me identifikimin e kontakteve të tyre dhe ne kemi bërë gjurmimin. Falenderojmë pacientët dhe familjarët që po zbatojnë të gjitha rregullat”, tha Bino.
j.l./ dita

O shoke te Dites me vjen keq po shoqja Bino po flet kuturu. Se pari garantonte se nuk kishte te semure ne Shqiperi e na doli qe paska pasur. Te kesh bere 50 testime nuk jep garancite qe thote Bino. Shembulli i ketij djalit tregon se kontrollet ne kufi nuk kane qene aspak efikase. dhe e fundit keto deklarata te Binos qe garanton se nuk ka pasur te semure te tjere vijne pas reziltatit te testeve apo se keshru ia ka urdheruar partia. Mjeku duhet te silletv si mjek dhe jo si militant partie, aq me teper ne keto rrethana kur kerkohet pergjegjesi max.
Rri urte o info analitike, se na nxorren ate Lleshin apo Lleshajn per te na informuar per punen e virusit.
Zonja e kishte fjalen per te semure me virus.Me semundje te tjera ka sa te duash.Ti per shembull ke semundje mendore we duket qarte dhe nuk eshte nevoja per egzaminim.
Nje sufllaqe per Andin ju lutem.
Pazienti 0 nuk vjen nga zonat e kuqe italiane, prandaj nuk e bllokuan ne kufi. Kujtoni gjithe ata emigrante te ardhur ditet e fundit dhe se ne fazen fillestare personi nuk shfaq temperature. Zoti qofte me ne.
Lerini marrezite. Te mbeshtesim dhe inkurajojme personali mjeksor. Ata jane tani ne perballje me te keqen.
Sa per pacientin zero, l’eremo ne gallina e tije. I urojme sherim te shpejte! AI nuk ka patur shenja te dukeshme. Kur ju shfaqen beri detyren.
Politiken e dufit beje mbas kesaj kolere zoteri.
O shoku Shefqet une i mbeshtes te gjithe ata mjeke qe sillen si mjeke e punojne me perkushtim por nuk mund te mbeshtes te gjithe ata qe sillen si miltante partie sepse ata punojne per partine e jo per Shqiperine e shqiptaret. Shpresoj te kem qene i qarte. Sa per dufet politike ato ia kam lene ca syresheve ketu tek Dita qe aq dine e aq shkruajne.
Ti nuk ke nderin te kesh shoke te Dita , se je llum , ndaj kerkoji gjetke shoket e tu ,Salianjin me shoke . Kellire !
O Bino po te informoj une athere. Ne Elbasan para nja tete ose nente ditesh ka qene ne familjen e vet nje djale i cili jeton ne Italin e veriut. Tre dite pasi u kthye nga Elbasani u shtrua ne spital ne Itali me coronavirus. Mendon ti se nuk e ka infektuar familjen e vet?
Zonjë e nderuar. Duhet të pranoni hapur që nuk keni bërë asgjë për parandalim dhe të kërkoni ndjesë. Si ka mundësi që ky tipi erdhi nga zona më e prekur në Itali dhe nuk u ndalua që në kufi e ta fusnin në karantinë. Ju nuk pranoni asgjë sepse nuk bëni asgjë nga ato për të cilat merrni rrogën nga taksat tona. Ku e di ti moj zonjë që I ditke të gjitha çka bërë ky djalë, se sa njerëz ka takuar dhe kanë qenë të rrezikuar prej kontaktit me të. Që nga polici në kufi e deri tek dikush ku ka marrë një shërbim. Po si jeni kaq të pa aftë sa nuk jeni përgjegjës as për deklaratat që jepni. Jeni të aftë vetëm për dy gjëra: të zhvasni dhe të thoni gjithmonë si urdhëron shef
Qysh ka ardhur ky djale ne Shqiperi?! Me avion? Atehere gjithe avioni eshte patiente kontakte qe duhet te veteizolohen edhe te kontrolojne temperaturen 2 here ne dite 14 dite.
Ne qofte se ka ardhur me draget, njeten gje gjithe pasagjeret duhet te konsiderohen Kontakte ne qofte se ky ka leviz tek bari apo restoranti!
Boll me me garantite tuaja se dihet sa vlen ato: zbatoni keshillat qe perdore bota se nuk ka nevoje me lah rrugen me chlore ! Po ka nevoje per solution alkoolike kudo e maska per cdo familje ku ka nje patient kontakt qe ky mos te perhap semundjen tek kontaktet e tij!
E turpshme!!!!
Te besh politike me koronavirusin eshte papergjegjshmeri. Dalin flasin si kompetente, keta zerot me xhufka kapen pacientin zero. Vende te tjera shume me te zhvilluara se ne nuk kane arritur ta identifikojne dot. Por ne jemi me te zgjuarit e botea prr aq kohe sa na drejton i gjithedituri, qe sot bilbilosi si doktor infeksionist. Mjer ne ç’na takon te degjojme. Mbasi mbaruan me broçkullat e termetit, me perrallat me komitete rindertimi etj, tani do fillojne nga e para: me komitete te sherimit . Hajde e hap tv po ta mbajti.
Mjera Shqiperi per gomeret qe ke pjelle e ke rritur!!!
Zonja ka te drejte per pacientin 0,por kur flet per djale nga Tirana ja fut kot,mund te jete cdo gje por Tironc nuk e besoj,po te ishte i tille nuk e kapte virusi.
Si c’po duken bathet, ne Shqiperi ka vetem 3 te semure me korona-virus dhe 6 te vdekur nga ky virus. Ne te ardhmen do te kemi vetem 10 te prekur nga ky virus dhe 50 te vdekur nga korona! Gjithshka eshte nen kontroll, sepse e mbajme flamurin kombetar lart!