Shefja e Epidemiologjisë, Silva Bino ka sqaruar se në Shkodër, qyteti ku ka pasur një shpërthim të COVID-19 janë kryer më shumë se 200 testime.
“Në Shkodër janë kryer rreth 200 testime, strategjia e ndjekjes ka qenë e njëjtë në të gjithë vendit, por hetimi epidemiologjik ka qenë i veçantë në varësi të karakteristikat të veta”, tha Bino.
Ndërkohë ajo ka bërë me dije se një test i ri për që do të vijë në ndihmë për specifikimin e diagnozës së sëmundjes.
“Do të aplikohet një test i ri, por për personat në ndihmë të diagnozës që ndihmon më mirë diagnozën e sëmundjes. Sa i përket matjes së imunitetit po planifikohet dhe do të kryhet sapo të jetë gati”, tha Bino.
O.J/DITA

Testimi ben sens per gjurmim. Qe pastaj te izolohen te infektuarit nga popullsta e shendoshe.
Ne Shqiperi nuk ka garanci stadi i izolimit pra kryerja e Vete-karantinimit se nuk verifikohet dot. Gjerat lihen ne duart e individit te cilet ne shqiperi nuk jane subjekte te besueshem.