Bir kurban i nënës…

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Bir kurban i nënës, kë të qaj më parë! Asnjë presje s’ke ç’t’i heqësh e t’i shtosh opinionit tuaj z. Stefani. Kur gafat shtohen, kostot e dëmeve eksplodojnë si viktimat në Gërdec.

“Gojët e liga” thonë se angazhimet kryesore të qeverisë janë fokusuar jo tek reforma e drejtësisë, por tek ndërmarrja e masave sa më ndëshkimore kundër hajdutëve të energjisë elektrike, të pulave, të hurmave, etj. Burime të “sigurta” mediatike bëjnë të ditur, se falë nismave vetjake të kryeministrit, numri i të arrestuarve është rritur aq shumë, sa që strehimi i të burgosurve dhe mbajtja e tyre me të ushqyer, me të larë, me të tharë, me energji elektrike etj., po bëhet gjithnjë e më e pamundur, për shkak të kostos tej mase të lartë që mbart përqindja e lartë e të inkriminuarve të një vendi.

Shkaku kryesor është numri minimal i burgjeve ekzistuese në krahasim me armatën gjithnjë e në rritje të keqbërësve, borxhet pafund të grumbulluara këto 25-vite të demokraturës komuniste prej qeverive të paafta, si dhe kriza e rëndë ekonomike që ka pllakosur vendin, sidomos këto dy vitet e fundit.

Duke u mbështetur në parimin “sa më pak hajdutë të lirë, aq më pak firo për politikanin tregtar”, këto iniciativa kanë si qëllim sukses të dyfishtë. Nga njëra anë ato demoralizojnë dhe nënshtrojnë akoma më shumë këtë popull fukara, dhe nga ana tjetër të stimulojnë dhe të përkrahin ushtrimin e aktivitetin të politikanëve të “ndershëm”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *