Biri i Shqiponjës…

Ornela

(Poemë-baladë për Heroin e Popullit, Jaho Gjoliku, së fundmi shpallur kriminel nga fundërrinat neo ballisto-fashiste)

Pjesa e Dytë

Po dhimbja-ah dhimbja,
aspak s’e pllakosi,
se xha Jaho kishte,
një zemër Kolosi.

Një herë në një shekull,
lind nga ai brumë,
që duroi dy plumba,
dy edhe më shumë!..

Kur gjëmonte mali,
fusha edhe deti,
në tokë të shqiponjës,
Jahua s’ra-por mbeti.

Jahua s’ra-por mbeti,
në atë pranverë,
se i duhej Vendit,
për vite të tjerë.

Se i duhej Vendit,
që veten të mirrte,
dhe shumë xha Jaho,
s’ish kollaj të nxirrte.

S’ish kollaj të nxirrte,
burra me shtatë zëmra,
Jahon veç një herë,
e kish lindur Nëna.

E kish lindur Nëna,
për një Botë të Re,
ndaj gjithë jetën shkriu,
veten për Atdhe.

Po një ditë të zezë,
pa diell e fat,
shqiponja nga qielli,
zbriti në një shtrat.

Zbriti në një shtrat,
aty hodhi rrënjët,
se Jaho Kreshnikut,
s’i mbanin më këmbët.

N’atë shtrat të nëmur,
Jahua rrinte rëndë,
se kush fluturon,
s’ka nevojë për këmbë.

Jahua kishte krahë,
krahët e stuhisë,
cep më cep i binte,
Nënë Shqipërisë.

Këmbët më s’i mbanin,
se kish hequr halle,
i lodhi për popull,
nëpër ato male.

Nëpër ato male,
lirinë në çdo prag,
po ç’të duhen këmbët,
kur ke zemrën flakë?!

Edhe pse në shtrat,
shtrirë rrinte Anteu,
ai ish kudo,
ku rritej Atdheu.

Ku rritej Atdheu,
ku jeta merr frymë,
ishte-more ishte,
Jahua vetëtimë.

Jahua-vetëtimë,
me dritë të pashuar,
se shqiponjat lindin,
veç për t’fluturuar.

Se dhe Nënë Hirja,
zonjë e Kryezonjë,
nuk kish lindur djalë,
kish lindur shqiponjë.

Një shqiponjë të rrallë,
sytë gjithë diell,
ndaj dhe ta kërkoni,
vetëm lart në qiell.

Se një ditë të bukur,
me krahët e artë,
fluturoi nga shtrati,
edhe iku lartë.

Trupi këtu mbeti,
i larë me diell,
porse zemra-zemra,
endet nëpër qiell.

Endet nëpër qiell,
flakë e vetëtimë,
roje për Atdheun,
roje për Lirinë.

Po patë ndonjë dritë,
që ndrin mes rrezikut,
pa dyshim është zemra,
e Jaho Gjolikut!

Shpirti i xha Jahos,
rend në hapësirë,
la këtu në tokë,
farën më të mirë.

Farën më të mirë,
që lind veç natyra,
ndaj Derë e Gjolike,
ndriçon si pasqyra.

Ndriçon si pasqyra,
për ty e për mua,
Kapedan Gjoliku,
kurrë s’u turpërua.

Kurrë s’u turpërua,
ai Burrë i rrallë,
thonë që ka ikur,
po Ai është gjallë.

Po patë ndonjë yll,
që natës ju shtua,
është Jaho Gjoliku,
më besoni mua.

Më besoni mua,
dhe kam për t’iu bindur,
e njihja xha Jahon,
dhe kur s’kisha lindur!

Asnjëherë në jetë,
lidhjet nuk i premë,
ndaj për të dhuratë,
shkrova një Poemë…

Shkrova një Poemë,
me zemër të mirë,
dhe fjala-dhe vargu,
m’u bënë xhevahirë.

Dhe fjala-dhe vargu,
m’u bënë xhevahirë,
haj-xha Jaho-shpirti,
tani-Lamtumirë!

18.11.2007

Share This Article
14 Comments
  • Ketij krimineli
    sec ju prene kembet
    dikush beri ,,, ah ah,,
    dhe e zune nemet..

    Shkruaj o pallosh
    me ngjyra dilberi
    neper salla gjyqesh
    me detyre pederi.

    • ,TARTUF -MATUF -ZGJEBJA ,ti zgjebarak mer vesh kur dikush ta mbështjell në shuplakë surratit ,historia e lavdishme antifashiste nacional -çlirimtare me legjendarin Enver Hoxha në krye trondit botën.,ofroi shpresë për kombin.JAHO GJOLIKU ishte i trim i madh i hante hekurin me dhëmbë .

      Ti do që të flas shumë për Jaho Gjolikun, po ku ka burrë të përshkruaj atë tamam si Jaho Gjolik që ka qenë! Rrallë lindin të tillë burra, si ai. Këtyre burrave të mëdhenj të kombit si ai, u bën vend dhe u vjen pas historia.

      Ky luftëtar i tri kohëve ka dalë nga eposi heroik popullor, pasi i shkoi jeta nëpër zjarrin e flakët e luftrave. Ndj dhe janë thurur aq shumë legjenda trimërie për të e familjen e tij, sidomos të kohës partizane.

      Jaho Gjoliku vjen nga një derë e madhe e Kuçit të Kurveleshit të Vlorës, derë që për Shqipërinë, si i thonë, ka gatuar më shumë barut në magje për lirinë, se sa miell për bukë. Derë e madhe me vlera të pallogaritshme atdhetare.

      Kohërat gjithnjë këtë familje e kanë gjetur në këmbë për lirinë e pavarësinë, për mbrojtjen e trojeve. Më pyet, ç’gjë kishte të rrallë xha Jahoja? Unë po të pyes ty: në një gjerdan me margaritarë të rrallë, ma gjej, të lutem, kush është më i rralli! Mund të them se virtytet më të mira njerëzore buronin nga ai.Ishte tamam margaritar ,dhe jo kurr tradhtar .

      Prandaj nuk shkruan kot Poema Trimërie Për JAHO GJOLIKUN dalë nga pena e shpirti i poetit të madhë Arben Duka .

      Prandaj -Tartuf -Matuf -Mos ha mut !

      • Fteri hajvani simboli I te qeshurit ketu << lexo Akoma

        Ky kriminel
        ngeli ne zvaritje
        si nje krimb balte
        qe nuk ka kurre ngritje !

        E keqija eshte se tani shkruajne te gjithe ,,jo vec bijte e putanave sic shkruhesh dje ??!!

  • Me kthetra gjarpinjte
    I zuri i griu
    Se ishte Shqiponje
    Dhe jo race miu !

    Tenjat e Shqiperise
    Skuthet dhe urrithet
    Nga prej Jaho Shqiponjes
    Nuk u zune dhe bithet

    Veglat e te huajve
    Zhapiket shqipfoles
    Blen vrimen e miut
    Nga kjo legjende e Vlores !

  • Dhe vazhdon me tej,
    vargu i punuar ,
    per ca kriminele,
    qe s’kane te pushuar.

    Si duket dhe zoti,
    i di mire punet,
    dy djem ne nje dite ,
    ja mori mes plumbit.

    Jaho komandanti,
    vrare plot shqiptare,
    dhe ne Kuc po deshe,
    degjo bashkefshatare.

    Qe i dine te gjitha,
    komunista buce,
    bashke me Memo Meton,
    dobica te Kuce.

  • Kam unë një mesazh
    Që tja them miletit
    Ata që se duan
    Ti hanë munë poetit

    Atë që se duan
    E nuk u vjen mbarë
    Le ti hanë mutin
    E ti lëpijnë k…ë

  • Fteri.
    E bere Gjolikun si Skenderbeun.
    Dere e madhe ne Kuc dihet kush eshte.
    Jane Gjolekajt e famshem…
    Po ata ishin me ballin prandaj nuk flisni ju qe mohoni historine dhe te verteten.

    • Për ….Albi!…
      Jaho gjoliku ishte tamam një Skëndërbe i kohve moderne.Lirinë e kishte të shkruar në kraharor ,trimërinë në gen ,besën traditë të shqiptarit madhë.

      Nuk tha kot Skëndërbeu para turmës shqipëtarve që kishin dalë për ta pritur krujë ,

      …. PJESE NGA FJALIMI I SKENDERBEUT NE CLIRIMIN E KRUJES ▪ ’’Lrine nuk ua solla une ,ate e gjeta mes jush! Sapo me shkeli kemba truallin tuaj , sapo degjuat emrin tim , m’u derdhet me vrap te gjithe ,me dualet perpara kush e kush me parë, sikur te kishit dëgjuar që u ngriten nga varret etërit, vellezërit,bijtë tuaj ,sikur te kishin zbritur këtu gjithë perenditë….

      Armet nuk ua solla une ,por ju gjeta te armatosur! Lirinë e pashë se e keni kudo , ne kraharor , ne ballë, në shpatat e ne ushtat”.

      A’ nuk është kështu Tamam si Heroi Jaho gjoliku dhe heroi të tjerë të LANÇ që dhanë jetën për atdhe si me le ?….Pa diskutim që po.Të gjithë jan Skëndërbe të dytë.

  • Une bej humopr me ty,
    More, Arben Duka,
    dhe vargje te thjeshta
    si shigjete t’i futa.

    Une shkruaj per sport ,
    O poeti – vemje,
    Ca vargje per ty,
    i kam thjesht per nxemje.

  • Une bej humor me ty,
    More, Arben Duka,
    dhe vargje te thjeshta
    si shigjete t’i futa.

    Une shkruaj per sport ,
    O poeti – vemje,
    Ca vargje per ty,
    i kam thjesht per nxemje.

  • Une bej gallat me ty,
    More, Arben Duka,
    dhe vargje te thjeshta
    merri mbaj te futa.

    Une shkruaj per sport ,
    O poeti – vemje,
    nja dy metafora,
    i kam thjesht per nxemje.

  • Dori more dori
    Me te cpofte plori
    Nga bytha ne goje
    O mavri me boje!

    T’i rruash o gam gam
    Ate qe ty mjaft te ngjan
    T’ia pertypesh neper dhembe
    Fiks sa ty kur je ne kembe!

    O tartuf more sylesh
    Futi bythesh ndonje presh
    Pastaj Dorin gojes fute
    Por kujdes se mos na mbyte!

  • Kam lexuar qe Jajoja luftonte ne kembe dhe njerezit thoshin nuk e kap plumbi ! Trim mbi trima dhe i dha luftes dy djem ! Historia e hodhi me fitimtaret dhe populli i kendoi kenge !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *