Birra është pija e parë alkoolike më e konsumuar në botë dhe e treta pije normale, pas ujit dhe çajit
Çfarë ëndërron zakonisht një i etur gjatë ditëve të nxehta të verës? Në shumë vende, punëtor apo biznesmen qoftë, mund t’i shkojë mendja te një gotë me pijen e artë shumë të preferuar. Imagjinon gotën plot shkumë në majë dhe atë shijen e ithët e të mrekullueshme. Pastaj thotë me vete: Çfarë s’do të jepja për një gotë me birrë të ftohtë! Birra është e vjetër pothuajse sa vetë njerëzimi. E ka ruajtur famën e saj për mijëvjeçarë të tërë dhe në shumë vende ka qenë një pjesë përbërëse e kulturës vendëse.
Kur i ka pasur fillimet e saj?
Siç tregohet në pllakat kuneiforme që janë gjetur në vendin e sumerëve të lashtë në Mesopotami, birra përdorej atje që në mijëvjeçarin e tretë p. e. s. Gjatë së njëjtës periudhë, kjo pije gjendej edhe në tavolinat babilonase dhe egjiptiane. Madje në Babiloni, ku njiheshin 19 lloje birrash, prodhimi i birrës bëhej sipas ligjeve që bënin pjesë në Kodin e Hamurabit. Këto ligje përcaktonin disa standarde, si për shembull, çmimin e birrës, dhe mosrespektimi i këtyre standardeve dënohej me vdekje.
Në Egjiptin e Lashtë, prodhimi i birrës ishte shumë i përhapur dhe parapëlqehej si pije. Gërmimet arkeologjike që janë bërë atje kanë zbuluar recetën më të vjetër të prodhimit të birrës.
Më pas teknologjia e prodhimit të birrës u fut edhe në Evropë. Disa historianë romakë në fillim të erës sonë përmendin keltët, gjermanët dhe fise të tjera që e pëlqenin birrën. Vikingët besonin se edhe në Valhalla, banesa ku sipas mitologjisë nordike shkonin luftëtarët trima pas vdekjes, kupat e burrave mbusheshin plot e përplot me birrë. Në Evropë gjatë mesjetës, birra filloi të prodhohej nëpër manastire. Murgjit evropianë e përmirësuan teknologjinë e prodhimit duke përdorur kulprën e butë që birra të mos prishej. Industrializimi në shekullin e 19-të bëri të mundur mekanizimin e prodhimit të birrës, dhe ky ishte një moment i shënuar në historinë e kësaj pijeje kaq të famshme. Më vonë ndodhën disa zbulime shkencore shumë të rëndësishme.
Kimisti dhe mikrobiologu francez Lui Paster zbuloi se majaja që shkaktonte fermentimin e birrës përbëhej nga organizma të gjalla. Ky zbulim bëri të mundur që të kontrollohej më mirë transformimi i sheqerit në alkool. Botanisti danez Emil Kristian Hansen u bë një nga personazhet kryesore në historinë e prodhimit të birrës. Gjatë gjithë jetës ai bëri kërkime dhe i ndau llojet e majave në kategori të ndryshme. Ndërmjet të tjerave, kërkimi i tij kishte të bënte edhe me kultivimin e një majaje birre të pastër. Në këtë mënyrë Hanseni solli një revolucion të vërtetë në industrinë e birrës.
Por, a është kaq i vështirë prodhimi i birrës? Mund të duket e pabesueshme, por në të vërtetë është kështu. Le të shikojmë shkurtimisht se cili është sekreti që fshihet pas një gote birre të mirë.
Para se të vijë në gotën tuaj
Teknologjia e prodhimit të birrës ka ndryshuar shumë gjatë shekujve. Madje edhe sot ajo ndryshon nga njëra punishte ose fabrikë birre në tjetrën. Por në përgjithësi të gjitha llojet e birrave përmbajnë katër përbërës kryesorë: elb, kulpër të butë, ujë dhe maja. I gjithë procesi i prodhimit mund të ndahet në katër faza: maltimi, përgatitja e mushtit të maltit, fermentimi dhe staxhionimi.
Maltimi
Gjatë kësaj faze, zgjidhet elbi, peshohet dhe pastrohet nga lëndët e huaja. Pastaj futet në ujë, pasi kjo është e nevojshme për mbirjen e elbit. Mbirja zgjat nga pesë deri në shtatë ditë në një temperaturë rreth 14 gradë celsius. Ajo që përftohet nga ky proces, quhet malti i gjelbër, i cili transportohet në furra të veçanta për t’i bërë procesin e tharjes. Përqindja e ujit në maltin e gjelbër ulet në 2 deri në 5 për qind, që kështu të mos vazhdojë mbirja. Pas tharjes, filizat ndahen nga malti dhe malti bluhet. Në këtë moment është gati për fazën tjetër.
Përgatitja e mushtit të maltit
Malti i bluar përzihet me ujin dhe bëhet një masë e cila pastaj ngrohet dalëngadalë. Në temperatura të caktuara enzimat fillojnë ta shndërrojnë niseshtenë në sheqerna të thjeshta. Kjo fazë zgjat më shumë se katër orë, dhe kështu përftohet mushti i maltit që më vonë kalohet në filtra për të hequr papastërtitë. Pas kësaj vjen procesi i zierjes që ndalon veprimtarinë e enzimave. Gjatë zierjes, mushtit i shtohet kulpra për t’i dhënë hidhësinë karakteristike birrës. Pasi ka zier nja dy orë, mushti ftohet deri në temperaturën e duhur.
Fermentimi
Ndoshta kjo është faza më e rëndësishme e prodhimit të birrës. Sheqernat e thjeshtë që ndodhen në musht me anë të majasë kthehen në alkool dhe në dyoksid karboni. Koha e fermentimit, që zgjat e shumta një javë, dhe temperatura e procesit janë në varësi të llojit të birrës që do të prodhohet. Mund të jetë, e zezë ose me ngjyrë të verdhë. E ashtuquajtura birrë jeshile, që përftohet në fund të kësaj faze, futet pastaj në fuçi të mëdha dhe lihet në kantinë për t’u staxhionuar.
Staxhionimi
Gjatë kësaj faze, birra merr shijen dhe aromën e saj karakteristike dhe dyoksidi i karbonit që çlirohet e bën birrën me gaz. Staxhionimi i birrës shkon nga tri javë deri në disa muaj, por kjo varet nga lloji i birrës. Në fund, kur mbaron i gjithë procesi, birra futet në fuçi ose në shishe dhe është gati të dërgohet për në vendmbërritjen e fundit, e më pas ndoshta në tavolinën tuaj
Përfitimet shëndetësore dhe efektet negative të birrës
Ne të gjithë e dimë se vera e kuqe është e pasur me antioksidantë miqësorë për zemrën. Por a e dinit se birra juaj e preferuar mund të jetë më e shëndetshme se sa keni menduar? Birra mund t’ju ndihmojë për të ulur rrezikun e sëmundjeve në zemër, atakeve, gurë-ve të tëmthit dhe gurëve në veshka!
Tashmë kanë ikur ditët kur birrës i bashkangjitej me barku i varur; kriko juaj e preferuar tani është duke fituar statusin e një pije me përfitime shëndetësore – natyrisht kur konsumohet në mënyrë të moderuar! Kjo do të thotë se ndërsa burrat mund të konsumojnë rreth 710 ml birrë në ditë, gratë duhet ta kufizojnë atë në 355 ml, për të marë përfitimet shëndetësore të saj. Nëse ju e teproni, ashtu si çdo alkool, birra mund të sjellë pasoja të rënda në shëndetin tuaj. Prandaj, le të hedhim një sy në të mirat dhe pasojat e pirjes së birrës.
Përfitimet e pirjes së birrës:
Ndihmon për të mbrojtur kockat
Birra, kur konsumohet me moderim, thuhet se mbron shëndetin e kockave tuaja pasi ka përmbajtje të lartë silikoni. Disa studime kanë treguar se birra mund të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit të kockave, si dhe për të rindërtuar masën kockore tek burrat dhe gratë e reja. Megjithatë, nuk janë parë përfitime tek gratë pas menopauzë-s.
Zemër të shëndetshme
Ashtu si një mollë në ditë mban mjekun larg, një birrë në ditë mund t’ju ndihmojë të mbani larg sëmundjet e zemrës. Konsumi i moderuar i birrës ka shumë përfitime dhe një prej tyre është rritja e konsiderueshme e kolesterol-it HDL (të mirë). Kolesteroli i mirë ka efekte antikoagulante (bllokimi i vena-ve të gjaku-t), gjë e cila i mban enët e gjakut pa pengesa dhe të shëndetshme.
Veshka të shëndetshme
Një studim i kryer nga hulumtuesit finlandezë ka zbuluar se njerëzit që konsumonin birrë ishin më pak të prirur për të zhvilluar gurë në veshka, në krahasim me ata që pinin lloje të tjera të alkooli. Dhe ky përfitim mund të jetë për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit në birrë. Përveç kësaj, hopet e birrës – një lule e cila i jep birrës një hidhësi dhe gjithashtu vepron si një konservues – thuhet se parandalon gurët në veshka, pasi ngadalëson lirimin e kalcium-it nga kockat.
Përveç kësaj, birra është gjithashtu një burim i pasur i vitaminave dhe mineraleve të tilla si magnezi, kalium-i, fosfor-i dhe vitamina B kompleks.
Birra ul rrezikun për sëmundje kardiovaskulare
Sipas Shkollës së Harvardit të Shëndetit Publik, birra mund të ulë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare nga 20% – 40%. Hulumtuesit nga Universiteti Harokopio në Athinë kanë gjetur gjithashtu se konsumi i moderuar i birrës ul riskun për sëmundje të zemrës. Kjo falë fibrave prezente tek birra që ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit të keq në gjak. Pra nëse konsumoni birrë përditë, por në sasi të vogël, do të rritet niveli i kolesterolit të mirë në gjak, që redukton shanset e trashjes së gjakut apo bllokimit të arterieve, dy shkaqet kryesore të atakut. Tek birra gjenden gjithashtu polifenole, antioksidantë të fuqishëm për shëndetin e zemrës.
Ul rrezikun e formimit të gurëve në veshka
Birra njihet gjithashtu si një pije që ul riskun për krijimin e gurëve në veshka. Sipas një studimi në Finlandë thuhet se konsumi i moderuar i birrës çdo ditë mund të ulë riskun e krijimit të gurëve në veshka deri me 40%. Sasia e lartë e ujit (rreth 93%) tek birra ndihmon në ruajtjen e veshkave dhe mundëson që ato të punojnë si duhet duke nxjerrë toksinat jashtë organizmit. Gjithashtu, efekti diuretik tek birra nuk do të shkaktojë dehidratim, një nga shkaqet kryesore për formimin e gurëve në veshka. Sipas Akademisë së Elementeve Ushqyese dhe Dietës, substancat që gjenden tek lëndët e para të birrës ndihmojnë në çlirimin e kalciumit nga kockat dhe parandalojnë humbjen e kalciumit në veshka në formën e gurëve.
Birra përmirëson shëndetin e trurit
Kërkimet nga Universiteti Rush kanë treguar se birra redukton riskun e zhvillimit të problemeve me kujtesën në moshën e tretë me deri në 23%. Gjithashtu, konsumi i moderuar i birrës ul riskun për prekje nga sëmundja e Alzheimer-it dhe dementia-s, pasi birra nxit rritjen e qelizave të reja të trurit. Birra gjithashtu lejon trurin të ketë një fokus më të lartë, duke përmirësuar kujtesën, forcën e arsyes dhe përqendrimin.
Birra kundër apopleksisë (sulmeve në tru)
Shumë studime të Shoqatës Amerikane të Apopleksisë kanë treguar se konsumi i moderuar i birrës ul rrezikun e sulmeve në tru me deri në mbi 50%, krahasuar me ata që nuk konsumojnë birrë. Sipas studimeve konsumi i moderuar i birrës çdo ditë parandalon mpiksjet e gjakut. Mpiksjet e gjakut mund të shkaktojnë ishemi, e cila ndodh në momentin kur një arterie në tru bllokohet. Sidoqoftë, pas konsumit të birrës, arteriet bëhen më fleksibël dhe qarkullimi i gjakut përmirësohet ndjeshëm.
Birrat forcon kockat
Birra përmban nivel të lartë silici, një përbërës që ndihmon në shëndetin e kockave. Sipas një studimi të vitit 2009, kryer nga Universiteti Tufts, të moshuarit që kanë zakon pirjen e birrës në sasi të moderuar kanë densitet më të lartë kockash. Megjithatë, birra në sasi të lartë rrit riskun për frakturë në kockë.
Parandalon kancerin e prostatës
Konsumi i moderuar i birrës mund të sjellë përfitime kundërkanceroze. Birra përmban xanthohumol, një antioksidant i fuqishëm, që lufton kancerin. Birra bllokon reaksionin kimik që mund të çojë në zhvillimin e kancerit të prostatës tek meshkujt. Gjithashtu, mund të ulë rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit tek femrat.
Birra ul riskun për diabet
Shumë studime kanë treguar se konsumi në masë të moderuar i birrës mund të reduktojë rrezikun e shfaqjes së diabetit. Sipas një studimi të Harvardit në vitin 2011, morën pjesë rreth 38 mijë meshkuj të moshës së mesme, ata të cilët konsumuan 1-2 birra në ditë reduktuan rrezikun për prekjen me diabet të tipit 2 në masën e 25%. Megjithatë, nëse vuani nga diabeti duhet të zgjidhni birrë që ka nivel të ulët karbohidratesh, pasi ato shndërrohen në sheqer. Birra është një burim i mirë fibrash dietike, pjesë e rëndësishme në dietën e diabetikëve.
Ul rrezikun për Alzheimer
Shkencëtarët e Universitetit Loyola në Chicago, pas shumë kërkimesh arritën në përfundimin se konsumi i moderuar i birrës ul me 23 për qind zhvillimin e sëmundjes së dementia-s. Ky përfundim i atribuohet përmbajtjes së silicit tek birra, i cili ndihmon për të mbrojtur trurin nga ndikimet negative të aluminit. Nivelet e larta të aluminit në trup janë një nga shkaqet më kryesore të shfaqjes së Alzheimer-it. Megjithatë, kjo nuk nënkupton se ata të cilët nuk konsumojnë birrë, të nisin pirjen e birrës vetëm për shkak të uljes së rrezikut për zhvillimin e Alzheimer-it.
Birra hidraton lëkurën
Birra hidraton lëkurën nga brenda. Në fakt, pirja e birrës pas punës hidraton trupin më mirë se uji. Është zbuluar gjithashtu se egjiptianët e lashtë laheshin me birrë për të hidratuar lëkurën kur ishin në shkretëtirë. Gjithashtu, niveli i lartë i ujit tek birra ndihmon në nxjerrjen e toksinave jashtë trupit dhe lëkurës, duke i dhënë fytyrës suaj një shkëqim natyral.
Rreziqet e pirjes së birrës.
Barku i birrës
Gjithkush thotë se birra ju shëndosh ose të paktën ju jep atë që quhet “barku i birrës“. Fakti është se birra nuk përmban pothuajse asnjë yndyrë ose vlerë ushqyese. Megjithatë, ajo përmban një sasi të lartë kalorish. Në qoftë se jeni duke u përpjekur të humbni peshë, ju duhet të dini se alkooli nuk e le trupin tuaj të djegë yndyrat e depozituara për t’i kthyer në energji. Në fakt, kur ju pini birrë, mëlçia prodhon një substancë të quajtur acetat me ndihmën e alkoolit që gjendet në birrë dhe kështu trupi juaj, në vend që të përdorë yndyrën e depozituar tek ijet dhe barku, djeg këtë acetat si burim energjie.
Urthi
Pirja e shumtë e birrës mund të shkaktojë urth, pasi përmban stimulant-ë të fuqishëm të sekretim-it të acideve nga stomaku, që sjell refluks ezofageal.
Dehidratimi
Ju do të bënit gjithçka për një gotë të madhe me birrë pas një dite të gjatë pune jashtë në mot të nxehtë. Edhe pse birra është 95% ujë, ajo është një diuretik dhe meqë alkooli që gjendet në birrë ndikon tek çlirimi i një hormoni antidiuretik në trupin tuaj, birra ju bën të nxitoni në banjë më shpesh nga çdo të dëshironit. Pra, nëse pini birrë, ju do të humbni lëngje edhe nëpërmjet djersitjes dhe urinës, duke ju dehidratuar plotësisht. Sigurohuni që të mos pini asnjëherë birrë në vend të ujit.
Përveç kësaj, birra mund të ndikojë në nivelin e sheqerit në gjak, pavarësisht se përmban pak sheqer. Meqë birra përmban alkool, ajo ka aftësinë për të ulur nivelin e sheqerit në gjak. Kjo do të çojë në nivele të ulëta të energjisë dhe nëse përfundoni duke pirë shumë birrë, ju me siguri do të bëheni tapë në pak minuta!
E pra, si përfundim mund të themi se birra mund të jetë e mirë për ju, nëse pihet në mënyrë të moderuar. Në fakt, shumica e efekteve negative të birrës, vijnë për shkak të konsumit të tepruar. Pra, nëse ju në të vërtetë doni të ktheni një arkë birrë menjëherë, bëjeni këtë, por përgjegjësia është e juaja. Gjithsesi, sigurohuni që të pini një gotë ujë për të shoqëruar birrën. Kjo bën që të qëndroni përherë të hidratuar.
