Bisedë Rama-Lavrov për krizën bjelloruse, Moska: OSBE, jo në Minsk!

redaktor

Ambasada ruse në Tiranë njoftoi për një bisedë telefonike Rama-Lavrov mbi krizën bjelloruse, kur sig informohet, kreu i diplomacisë së Kremlinit nuk ka qenë dakort që shefi i qeverisë shqiptare, në rolin e kryesuesit të OSBE-së, të bëjë negociatorin mes Lukashenkos dhe opozitës vendase.

 “Më 20 gusht, me iniciativën e palës shqiptare, u zhvillua një bisedë telefonike midis Ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Kryetarit të OSBE-së, Edi Rama. Palët diskutuan mbi situatën në Bjellorusi në kontekstin e propozimeve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së për të kontribuuar në zhvillimin e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës.

Ministri Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t`u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë, në mënyrë që të shmanget përvoja e trishtë e ‘ndërmjetësimit evropian’ në Ukrainë në shkurt 2014.

Bashkëbiseduesit rikonfirmuan rolin e rëndësishëm të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin e brendshëm ukrainas, duke përfshirë nevojën për të përgatitur raporte objektive për atë që po ndodh në të dyja anët e linjës së kontaktit në Donbas“, shkruan ambasada ruse në Tiranë.

Nga ana tjetër, flitet se Putin ka shprehur dakortësi për Ramën, që ky i fundit të takohet e bisedojë me Lukashkenon, porse lideri bjellorus ende nuk pranon.

 

e.k/dita

Share This Article
9 Comments
  • As mish e as peshk ,ky ministri i jashtem Rus . Mire qe si ka thene ne telefon Rames ky min i jashtem Rus , se ti je me komunist se Lukashenko ,edhe ti ke vjedhur vota ,me ane te vemjes tende si Gjiknuri ose Vangjush Dako ,i durrsit , rinia po te largohet dita dites nga shqiperia ,ka edhe me keq .Ose mund edhe ti thonte Rames ,shiko te ardhurat ekonomike per fryme ketu ne shqiperi dhe krahasoi me te ardhurat e bjellorusise qe jane mbi kater here me te larta se shqiperia e jote ,dhe pa i permenur borxhin ,qe kane populli shqiptar mbi kurriz ,per ti paguar nga taksat e tyre ?? ose me keq ,ti o Rame je edhe antar i NATO dhe a ka mundesi nje antare i NATO te shkeli me kembe ceshtjen e pronave dhe shkeljen e kushtetutes .Mire me kaq ,shpetove edhe kesaj here o Rame mavrija ,qe je komplet fallco se ka edhe me keq.????

  • Hajde forca lideri global, te erdhi zogu ne dore. As Enver Hoxha nuk e ka pasur kete rast. Ajo Mamica Spiropali kishte te drejte kur te tha Skenderbe, megjithese pa shpate. te nai nderoç Terbaçin e t’ia maresh nje here lapçe mu ne mes te Minskut, te çuditesh Bote, te çuditesh, e te mos ta harrojne kurre surrane.

  • Vegël qorre e Amerikës për të destabilizuar Bjellorusinë, i vetmi vend në europë që nuk e pranoi ofertën 1 miliard dhe nuk e mbylli popullin brenda nga korona

  • Titulli – Moska: OSBE jo ne Minsk!
    Ne fund te shkrimit : …flitet se Putin ka shprehur dakortesi per Ramen qe ky te takohet me Lukashenkon…
    Moska e Putini kane qendrime te ndryshme” keshtu (!) apo jane thjesht “flitet’ sipas oreksit Rames?

  • arrixhiu i vjeter rus eshte nje ujk i vjeter ne dipllomacine botrore !

    Po erdhen demokratet ne USA pordhi Russia !

    • Ma bej kabull nje pyetje o avioni i i Rajhut Trete Messerschmitt –
      Pse do pirdhka Rusia prej ardhjes demokrateve ne White House ne Amerike, a mos valle pordhen kur ishte atje xaxi Barakja?

  • Telefonata e deshifruar…flet Edi i pari//;Edi/ zdrastvuj Laver.#Lavrov/druzhe ,kujdes me memorien,me shume peshk ne menu Vini,me shume #Edi-;me fal Laver#Lavrov/he si te kam,ke bere ndonje zhgarravine?#Edi/jo Laver,ti e di qe une nuk jam as piktor as skulptor#Lavrov/po me cfare merresh ti se qe te flasesh me mua duhen koqe#Edi/te lutem Laver,une nuk jam i tille,ja me ler te shpjegohem#Lavrov/Vini o druzhe nuk tu drejtova ty personalisht,po hajt se me zuri mua te te kem ty ne rradhe me keto Osbe-rat,Osce-rat…,pa he se te nderpreva me thuaj dicka per veten,ta zeme se nuk te njoh#Edi/dankeshyn Laver dankeshyn#Lavrov/Vini shto edhe kosin me fruta pylli para dhe pas gjumit….bo bo bo c’me gjeti me kte cunin,…he mo Vini me thuaj cfare ke per te me thene,se te pergatis axhenden,he se me duhet te jem ne perurimin e nje rakete supersonike nderkontinentale qe shkon e vjen rreth e qark globit per disa sekonda dhe nuk e kupton njeri,pastaj me Putinin do ikim te perurojme fabriken e re te pistoletes blindcpuese qe do ia dhurojme vetem partnereve tane,me vone kemi kontraten e re ne vlere miliarda euro per shitje gazi Kines,pastaj blerjen disa miliarde dollare te Su – 35 dashurise tone Indise,plus kontratat e reja per ndertim te centraleve te rinj berthamor per energji klienteve tane sa nuk i ka marre ai Macroni,me pas me Putinin do ikim deri ne Siberi te kontrrollojme minierat e arit,dhe te perurojme kopshte,cerdhe,dhe disa universitete falas per popullsite qe merren me rritjen e drereve ne afersi te burimeve te Gazpromit,me degjon Vini…..Vini….o Vini…o druzhe,…Viniiii……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *