“Bisha” e re e marinës amerikane, gjysmë tank, gjysmë “Jeep”

Bora Basholli

Makina që është miratuar si zëvendësuesja e legjendares “Humvee”, automjeti kryesor i transportit për trupat amerikane në fushëbetejë, ka nisur të prodhohet e të dërgohet në masë për Marinën amerikane.

Makina e re “JLTV” e prodhuar nga Oshkosh, ka dhënë rezultate shumë më të larta se pasardhësja e saj, ndaj krerët e ushtrisë amerikane kanë nxituar që ta vënë në testim.

Marina amerikane ka porositur fillimisht 9000 të tilla, që janë sa 60% e gjithë flotës së tyre me Humvee, të cilat janë 15.390 në total

Britania, po ashtu, pritet të blejë makina të tilla me një vlerë prej 1 miliardë dollarësh.

Kompania Oshkosh nga Uiskonsin e fitoi tenderin kundër gjigantëve “Lockheed Martin” dhe ka fituar një kontratë që do të shkojë deri në 30 miliardë dollarë, deri në fund.

“Humvee” e humbi pak shkëlqimin gjatë luftërave në Irak dhe Afganistan. Zyrtarët amerikanë shpresojnë që JLTV e Oshkosh do t’u japë më shumë siguri ndaj minave, më shumë fleksibilitet dhe shpejtësi.

b.b/dita
Share This Article
3 Comments
  • — PO te vjetrat, Humvee , ku do tii cojne….!!!????..
    -= ME Nje pjese,… do te paiset SERBIJA me GREQIN…
    — PO …. Kosova me Shhqiperin…???…!!!
    == DO te ”KUJDESET” Greqia me Serbine ,….
    …. Kur te ”FORMOJNE” ushtrin…!!!!

  • Do vije dita qe edhe shqypnija te kete “JLTV” e saj dhe pastaj…….do pirdhen serbet, greket, afganet, kazakistanet, arapistanet, turkemenistanet, dhe gjithe stanet e tjere

  • Shpenzime kureshtare.Lufta bahet me pulsanta.Kush ta shkel i pari fiton luften.Mandej mund te pushtohet vendi me kalores gomeresh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *