Ndërsa “Cadillac One” i ri po u nënshtrohet testimeve përfundimtare në autodromin gjerman të Nuerburgring, kanë dalë detajet e para për limuzinën e ardhshme të Presidentit të SHBA-së.
Andreas Stockinger, reporter i gazetës austriake Der Standard, ka shqyrtuar të dhënat e pakta që kanë dalë në dritë në lidhje me “bishën” e ardhshme të Donald Trump dhe e ka krahasuar atë me Aurus, limuzinën e re të Vladimir Putin, prodhim rus.
Sipas Stockinger, Cadillac One “do të jetë më e gjerë dhe më e madhe se Aurusi i Putinit”. Makina është ndërtuar në bazë të një platforme kamioni dhe thuhet se motori është 1.000 kuaj fuqi.
Përveç injektimit të oksidit të azotit, nuk dihet asgjë për madhësinë e veturës ose karakteristikat e tjera të motorit të saj.
Stockinger specifikon se janë urdhëruar 12 automjete dhe General Motors ka arkëtuar 15.8 milionë dollarë.
Cadillac One do të peshojë rreth 9 tonë, do të jetë e blinduar, goma kundër plumbave, do të pajiset me armë, një sistem zjarrfikës dhe një ekip mjekësor emergjent si dhe një bankë gjaku me grupin e gjakut të Trump.

Nga ana e tij, gazetari beson se limuzina e presidentit rus Aurus Senat, është ” e kategorisë që bota po priste dhe kujton se peshon 6.5 tonë, ka një motor V8 4, 4 litra, me rreth 600 kuaj fuqi dhe është 10 centimetra më e gjatë se limuzina e vjetër e Putinit, Mercedes-Maybach S 600 Pullman Guard.
“Nëse Perëndimi “gric” nervat vazhdimisht, kjo tregon se teknikisht ka diçka për të treguar”, shpjegon Stockinger.
o.j/dita
