Bitraj me shokë shumë!

redaktor

Një shtetas kosovar, përfaqësues i një prej markave më të njohura të orëve në Kosovë, vari veten pak muaj më parë. E mbylli jetën nga marrazi që pasi i pagoi të vëllait mbi 2 milion e gjysëm euro borxh të lëna në lloto-sporti, duke shitur shtëpi e prona, sërish borxhlinjve e borxheve nuk po u vinte fundi.

Kështu që, nga prononcimi më i fundit i Bitrajt, të paktën duhet të merret në konsideratë shprehja e tij se “kishte arsye të forta, pa vodhi”; pra, nga halli i rënies në gropën thithëse të llotosporteve. Sigurisht, shuma e vjedhur është llahtarë për t`u lënë e gjitha në skedina, por jo krejt e pamundur. Bixhozi bën çudira kur është fjala për keq, ashtu si dhe narkomania. Nuk është shumë e vështirë të kuptohet se shumica e krimeve ordinere që ndodhin sot, ku në qendër të tyre janë grabitje tejet kurajoze e të çmendura si ato të argjendarive mes qyteteve, vijnë o për shkak të etheve të forta për pak “miell magjik”, o për shkak të borxheve si pasojë e njish-dysh-iksave në lloto, ku Reali të heq petllën e Milani ta zhyt sa krahu.

Dhe pothuajse të gjitha vjedhjet e bankave të nivelit të dytë, ku nëpunës të tyre kanë futur duart deri rrëzë në depozita, kanë si shkak kazinotë, edhe të atyre ku luhet me gola. E nëse për drogën, ishte një Lazarat që duhej çmontuar si aktivitet me bazë e tentakula kriminale, “Lazarati” i basteve sportive, ende po reziston i paepur. Derisa është kështu, Bitraj nuk është i vetmi, por ka dhe shokë shumë!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *