Në kohë krize, idetë për të bërë para janë nga më të çmendurat. Një vajzë në Çeki ka nisur një “biznes” pa lodhje dhe kosto për të fituar para. Ajo ofron gjoksin e saj për ta përdorur si vend reklamimi.
Format e bollshme të çekes mund të bëhen sfondi i reklamës së cilitdo që paguan rreth 7 euro për njërin gjoks, ndërsa për të dy çmimi është afërsisht 12 euro.
Vajza anonime thotë: “Jam një vajzë e bukur dhe ofroj gjoksin tim për kartolina dhe reklama. Më dërgoni mesazhin apo reklamën tuaj dhe unë do t’u dërgoj foto të tij të shkruar mbi gjoksin tim”. Vajza ka marrë deri tani mbi 2000 pëlqime në Facebook.
“Pagesa është e arsyeshme, por do të paguaja dyfish që tekstin ta shkruaja vetë”, përgjigjen shumë nga fansat.