Protesta e opozitës që do të zhvillohet nesër po përqafohet edhe nga bizneset e vogla në Shkodër.
Sipas Dosja.al ata do të jenë nesër në Tiranë për të mbështetur opozitën në protestën e paralajmëruar të 16 marsit. Bizneset do të ulin qepenat duke iu bashkuar kështu thirrjes së opozitës.
Tregtarët janë shprehur se qeveria ka rritur taksat dhe se mbajtja e biznesit është e papërballueshme.
Sipas tyre askush nuk blen produktet e tyre 3-4 ditë në javë dhe se taksa mbi qeranë po e mbyt biznesin.
Ndërkohë ditën e sotme, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarë të Durrësit dhe mbështetës të PD në këtë qytet.
Opozita ka zhvilluar një valë protestash kundër qeverisë dy muajt e fundit. Opozita e bashkuar synon rrëzimin e qeverisë Rama, ngritjen e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Aman anullojeni ndeshjen e kombetares ne Shkoder.Bejeni ne Elbasan.
Shkodra fole e Udb-se ka qene historikisht.Salih Berishi me Ali Spahine organizuan vrasjen e Arben Brocit dhe 3 shokeve te tij dhe Shkodra e hengri mashtrimin dhe ka qe atehere qe terhiqet prej hunde nga agjenti i serbeve francezeve dhe ruseve.Me vjen keq per shkodranet qe e duan Shqiprerine.Shpresoj se do ta gjejne forcen te mposhtin antishqiptarizmin.
lajm i rreme as une as dhe shume tregtare serioze nuk do ulim qepenat pasi e Shtuna dhe e Diela jane ditet kur bajme xhiron e javes.Jane ndoshta disa “tregtare”apo ma mire me thane tregtaruca qe kane marre ndonji 10 mijleksh te vjeter xhiron e dites. Lajme pordhe.ju uroj nji dite te kandshme