Bizneset turistike, 1.14 miliardë lekë borxhe, OSHEE

Bledar Lumani

Të paktën 70% e bizneseve sezonale që operojnë në zonat turistike të vendin nuk kanë shlyer faturat e energjisë elektrike, duke akumuluar një borxh prej rreth 2 miliardë lekë ndaj shtetit.

Këto biznese debitore janë evidentuar nga OSHEE gjatë kontrollit të përqëndruar në bregdet, në muajt maj e qershor, pasi zotëruesit e tyre është e pamundur të kontaktohen pas përfundimit të sezonit turistik, në muajin shtator.

Administratori i OSHEE-së, Adrian Çela paralajmëron se në rast të mos shlyerjes së faturave, këto biznese nuk do të furnizohen më me energji elektrike.

70% e këtyre bizneseve janë debitorë. Për këto biznese nuk ka skema klasike, 12 muaj apo 24 muaj. Për këto biznese që janë biznese sezonale, që ushtrojnë aktivitetin e tyre deri në muajin gusht, apo shtator, brenda fundit të qershorit, fillimit të korrikut, duhet ët shlyjenë debinë. Në rast të kundërt nuk do të kenë asnjë shans të furnizohen me energji nga Operatori i Shpërndarjes”, tha për TCH Adrian Çela, administrator i OSHEE-së.

OSHEE ka përqëndruar kontrollin në zonat turistike, pasi sipas operatorit zotëruesit e këtyre aktiviteteve është e pamundur të kontaktohen me mbylljen e sezonit në muajin shtator.

Zoti Çela bën publike ndërkohë shifrat e reja të arkëtimeve, të cilat në muajin maj janë rritur me 35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe nivelin e humbjeve në rrjet. “

Në rast se ne kishim parashikuar të ardhurat për muajin maj, diku në shifrën 4.53 miliardë lekë të reja, në fund të muajit maj regjistruam shifrën 4.98 miliardë lekë të reja. Po ta krahasojmë me 2014, ku ishin 3.7 miliardë lekë të reja të ardhura. Humbjet në muaji maj regjistruan shifrën e 31.25%, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, regjistruam 36.8%”, bëri të ditur Çela.

Në mesin e muajit maj u rilançua skema lehtësuse për konsumatorët familjarë, prej së cilës, sipas OSHEE, kanë përfituar falje në masën 80% të kamatvonesave rreth 10 mijë abonentë, ndërsa numri i debitorëve aktualisht është 170 mijë konsumatorë familjarë gjithsej.

Share This Article
1 Comment
  • Mbyllini biznesin sot, se keta hajdute nuk paguajn simbas rregullit.
    Shteti ka ligje. Nuk do prishet Turizmi ne Shqiperi, se do mbyllen 10 apo 15 hotele.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *