Tatim fitimi zero; ngrirje e pagës minimale për 4 vjet; rimbursim automatik i TVSH-së; zgjerim i listës së makinerive pa TVSH; mbrojtje e zbatimit të kontratave, janë kërkesa kryesore të fasonistëve…
Bordi Drejtues i Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve, organizata më e madhe e punëdhënësve të Shqipërisë dhe që përfshin në anëtarësinë e saj bizneset elitare në fushën e rregjimit të përpunimit aktiv (prodhim me material porositësi), është duke ndjekur me vëmendje ndryshimet e fundit ligjore të ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare, sipas nje deklarate zyrtare për shtyp.
Duke qënë se:
DHKPV ka qënë pjesë e të gjithë takimeve e konsultimeve të realizuara me të gjithë aktorët politikë, (në qeverisje e në opozitë) dhe ka dhënë kontributin e saj në përmirësime ligjore që i shërbejnë ekonomisë së vendit.
DHKPV ndjek me vëmendje edhe ndryshimet e fundit të përfshira në paketën fiskale që shoqëron buxhetin e shtetit të vitit 2014.
DHKPV vlerëson disa nga propozimet e saj të përfshira në paketën e re dhe është e gatshme të argumentojë përfitimet që i vijnë ekonomisë nga lehtësi që mund e duhet t’i ofrohen këtij sektori të ekonomisë kombëtare që punëson numrin më të madh në fushën e industrisë dhe shërbimeve, sidomos të të papunëve nga zonat rurale, (mbi 98 % e të punësuarëve tanë janë gra dhe vajza).
DHKPV ka vijuar konsultimet me ministrat aktuale të qeverisë “Rama”:
Në këtë kontekst, për të siguruar një sektor efikas dhe eficient, me më shumë të ardhura në monedhë europiane për tregun vendas, me më shumë punësim dhe rritje të prodhimit;
Bordi Drejtues i DHKPV i ka kërkuar Qeverisë Shqiptare të marrë sa më shpejt në konsideratë kërkesat e mëposhtme
1) Qeveria duhet t’i afrojë këtij sektori një status special, që realizohet nëpërmjet një paketë fiskale specifike për rregjimin e përpunimit aktiv. Në këtë paketë fiskale duhet të përfshihet:
a) Tatim fitimi për kompanitë e fasonit, në kuadër edhe të rirregullimit të kësaj takse, parashikuar në paketën fiskale 2014, duhet të jetë 0 %, për të stimuluar rritjen e prodhimit, gjetjen e kontratorëve të rinj e diversifikimin e tregjeve si dhe rritjen e numrit të të punësuarëve; Shumë shtete kanë tatim fitim ZERO për këtë sektor, duke ndikuar në rritjen e punësimit. Efekti negativ në të hyrat fiskale për këtë sektor është i pandjeshëm.
b) Ngrirja e pagës minimale për një periudhë të paktën katërvjeçare, si një nga faktorët që ndikon edhe në rritjen e konkurrueshmërisë në rajon e më gjerë dhe që ka të bëjë me një shpenzim që llogaritet në rreth 80 % të shpenzimeve të përgjithshme të kompanive tona; Ndryshimi i pagës minimale në mes të vitit, sikundër ka ndodhur në qeverisjet e mëparshme, sjell një kosto shtesë, të papërballueshme, në kohën kur tregu ndërkombëtar, në të cilin jemi angazhuar, ka çmim për njësi produkti e shërbimi të caktuar që në fillim të vitit dhe të kontraktuar që në fillim të lidhjes së kontratës.
c) Importi i makinerive dhe pajisjeve për nevoja të rinovimit të teknologjisë apo të rritjes së prodhimit, edhe pse është tashmë një import me TVSH ZERO, duhet të sigurojë një gamë të plotë të nomenklaturës së këtyre importeve dhe jo sipas një liste klienteliste, sikundër është deri më sot. Kërkohet shkurtim edhe i procedurave burokratike për përfitimin ligjor të mësipërm.
2) Ministria e Financave nëpërmjet DPT duhet të rimbursojë në mënyrë automatike nga sistemi TVSH e rimbursueshme, sapo kjo shumë të jetë 400.000 lekë, sipas akteve ligjore në fuqi, pa e shoqëruar këtë me një sërë procedurash burokratike që e kanë penguar deri më sot zbatimin e ligjit dhe kanë rritur borxhin e qeverisë ndaj bizneseve;
3) Qeveria Shqiptare duhet të sigurojë nëpërmjet ministrive të saj të linjës apo agjencive publike mbrojtjen e këtij sektori në fushën e respektimit të kontratave dypalëshe me kontraktorët e huaj. Sot një numër i konsiderueshëm kompanish humbasin mijëra euro nga mosrespektimi i kontratave. Nevijitet një zyrë shtetërore për depozitimin e kontratave tona dhe mbikqyrjen qeveritare për realizimin e tyre.
“Ne vlerësojmë bashkëpunimin me Qeverinë “Rama” dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë edhe në rritjen e punësimit, duke shprehur besimin se me plotësimin e kërkesave të arsyeshme të këtij biznesi, mund e duhet të bëhet realitet angazhimi i qeverisë për rritjen me 40 mijë të punësuar të rinj në fushën e manifakturave gjatë mandatit të parë të qeverisjes aktuale”, përfundon deklarata e Dhomës. / MONITOR

Mos duan ti japim dhe na i lek ketyre fasoneve?!
Te rrisin rrogat e punonjesve e ti pagujne letrat ne rregull e mos bojn shume pordhe se sna kane ndritur ekonomine, vec vazhdojne te shfrytezojne popullin varfanjak shqipetar si skllever.
Une them tu japim edhe ndonje lek se gjynah…
Gjella me kripe dhe kripa me karar te dashur fasone. Ajo rroge qe u jepni grave dhe vajzave eshte nen minimumin jetik te ekzistences per nje person, rendimenti i nje punetoreje shqiptare eshte 1.5 deri ne 2 here me i larte se i nje punetoreje te evropes lindore dhe ne te njejtin nivel me ato kineze.Kerkesat tuaja jane te ngjashme me perpjekjet per te ligjeruar skllaverine.
Po keta jane vampira. Shfrytezojne njerezit si ne kohen e skllaverise.
Japin 150 mije leke( te vjetra) rroge punetoreve dhe i bejne te punojne ne kushte skandaloze.
Turp t’iu vije qe kerkoni edhe lehtesira te tjera. Legena.
TJA MARI SHPIRTIN KETYRE VETEM SHFRYTEZUESA TE KRAHUT TE PUNES I TRAJTOJNE PUNONJESIT SI SKLLEVER FUSIN MALL TEPER E NXJERRIN MANGUT E SHESIN NE TREG TE BRENDSHEM QE SU LEJOHET KETA TI MBYSE TJA COJE RROGEN MINIMALE 25000 LEKE PUNETOREVE SE ESHTE TURP
ta kerkoje ne qeveri Alban Zusi pasi eshte zevendes minister dhe perfaqesues i fasoneve