Biznesi i drejtohet Gjykatës Administrative

anazapta

Marrëdhëniet mes komunitetit të biznesit dhe administratës tatimore kanë qenë të acaruara gjatë viteve të fundit. Kjo gjë është konstatuar nga vetë bizneset, ku në jo pak raste janë bërë edhe publike sjelljet arrogante të administratës tatimore kundrejt tyre, si me kontrolle të palajmëruara, ashtu edhe me vendosje gjobash. Avokati i Tatimpaguesve, Artur Papajani, gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit anëtarë të Dhomës Amerikane të Tregtisë, tha se tashmë ai është pjesë e proceseve gjyqësore më rekomandimet e tij në Gjykatën Administrative. Ndërsa, drejtori i Apelimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Flamur Lala,  duke premtuar ndryshim të mentalitetit dhe komunikimit me sipërmarrësit, u shpreh se, biznesi duhet të respektojë afatet ligjore për këtë proces, si dhe të jetë më i informuar për procedurat.Takimi u fokusua kryesisht në të rejat më të fundit nga sistemi në raport me kompetencat e Avokatit të Tatimpaguesve dhe rolit të Drejtorisë së Apelimit Tatimor, si dhe në përmirësimin e transparencës së realizimit të procedurave të dy institucioneve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *