Shkrimi për trafikun e armëve merr një nga 3 çmimet e OSBE për investigime

editor

Shkrimi i mëposhtëm me autor gazetarin investigativ Gjergj Thanasi botuar në DITA në 22 qershor mbi trafikun e armëve ka marrë një nga tri çmimet e shpërndara sot nga prezenca e OSBE-së në Tiranë.

“Sfidat dhe e ardhmja e gazetarisë investigative në Shqipëri” – u diskutuan sot në një tryezë të organizuar nga  OSBE, ku morën pjesë mbi tridhjetë gazetarë që punojnë në këtë fushë. Tryeza shërbeu si një mundësi për të shkëmbyer përvoja, mendime dhe ide dhe për të diskutuar se si mund të promovohet dhe çohet përpara gazetaria investigative në Shqipëri. Për të forcuar më tej praktikat e gazetarisë investigative, kjo tryezë e rrumbullakët do të pasohet nga një trajnim më i thelluar dy-ditor në dhjetor.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Florian Raunig, përmendi ndër vështirësitë që has gazetaria investigative mungesën e informacionit, të fondeve dhe ngurrimin e disa botuesve për të publikuar artikuj dhe kronika investigative nga frika e presionit të mundshëm politik ose financiar.

Dy çmime të tjera janë marë nga emisioni “Fiks Fare” për kronikën lidhur me vështirësitë e shërbimit të përmbarimit dhe mungesën e mbështetjes së policisë; dhe gazetari Dashamir Biçaku për shkrimin për tre shqiptarë të vrarë në luftën e Sirisë;

********************

Biznesi i vdekjes në boshtin Tiranë-Teheran

Botuar si kopertinë e DITA në numrin e 22 Qershor

Nga Gjergj Thanasi

Një nga aspektet më të çuditshme të tregtisë, trafikut, madje kontrabandës së armëve të kryer nga institucionet shtetërore shqiptare nga viti 2005 e në vazhdim është edhe biznesi i armëve me Iranin. Në pamje të parë duket si përçudnim “çifti” Shqipëria evropiane vend kandidat e më pas anëtar i NATO-s dhe Irani, teokraci hajatollahësh, vend anëtar i “boshtit të së keqes”.  Realisht janë disa dhjetra dokumenta që provojnë aspekte të ndryshme të këtyre raporteve midis Teheranit dhe Tiranës. Dokumentat janë me burim nga Ministria e mbrojtjes e Shqipërisë dhe ente në varësi të saj, kabllogame të të ashtuquajturave uikiliks, si edhe dokumenta të tjera zyrtare.

Në këtë artikull nuk është zbatuar parimi gazetaresk i dëgjimit të të dyja kambanave, sepse ka qenë e pamundur marrja e konfirmimit apo mohimit nga Ministria e mbrojtjes për vërtetësinë e dokumentave ilustruese të këtij artikulli. Kujtojmë këtu se dështuan plotësisht edhe përpjekjet krejtësisht kushtetuese, disa mujore të deputetëve të opozitës për të ushtruar kontroll parlamentar në Ministrinë e mbrojtjes ndër të tjera edhe për tregëtinë e armëve. Kuptohet nuk mund të pritet, që një gazetar investigativ të jetë më i suksesshëm sesa një dyzinë deputetësh për të marrë një prononcim zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes.

Ndonëse ka indicie, që takimet e para iraniano-shqiptare për tregti armësh u bënë në një panair paisjesh ushtarake në Athinë vitin e fundit të mandatit të Kryeministrit Nano (takimi i z.Ylli Pinari ish drejtor i MEICO-s me civilë dhe oficerë madhorë Iranianë), realisht këto marrëdhënie morën hov pas shtatorit të vitit 2005. Kjo tregti armësh ishte e shumanëshme duke përfshirë operacione  importi-eksporti dhe tranzite nga të dy vendet respektive.

Importi i armëve iraniane

Në një dokument të datës  25 tetor 2005 Dejtori I MEICO-s z.Ylli Pinari kërkon nga Z. Rrahmani drejtor i ndërmarrjes shtetërore ushtarake iraniane MODELEX të importojë një listë armatimesh prej shtatë artikujsh. Sic shihet nga faksimilja e dokumentit, ndër të tjera pretendohej të importoheshin nga Irani një qindmijë copë automatikë model AKM,që është një kopje e përmirësuar e kallashnikovit sovjetik AK 47 si edhe e kopjeve kineze model 56 apo prodhimeve shqiptare të Uzinës ushtarake të Gramshit  tip ASH 84.

Në vitn 2007 Ministria jonë e mbrojtjes po shiste, falte (qeverisë së Afganistanit) apo po demontonte dhjetra mijë kallashnikovë të tillë trashëgimi e epokës komuniste. Pse duheshin kërkuar për tu importuar nga Irani automatikë kopje të një patente sovjetike të vitit 1959 me justifikimin për modernizimin e ushtrisë shqiptare, kur kopje të tyre po i pastronin nga depot e ushtrisë shqiptare me shumicë?Përgjigja është për trafik dhe për asgjë tjetër. Një tjetër artikull i kësaj liste është edhe importimi i një mijë kalashnikovëve tip AKM me granatahedhës tip GP 25 të inkorporuar në automatik. Një artikull i tillë  i pa disponuar më parë nga ushtria shqiptare realisht shtonte fuqinë e zjarrit dhe kapacitetin anti blind të skuadrës së këmbësorisë, por nuk mund të shërbente për qëllimin e pretenduar, sepse  ky granatahedhës është patentë sovjetike e viteve 1975-1978.

Me anë të kësaj blerje dikasteri Mediu pretendonte të përafronte  armatimin e ushtrisë shqiptare me NATO-n duke blerë kopje të  armatimeve sovjetike 40 vjeçare. Që kjolistë me shtatë artikuj  të paktën pjesërisht u plotësua nga Irani, provohet me faktin se në 10 tetor 2011 sipas shkresës Nr. 1510/661një mijë automatikë të tillë u kërkuan të eksportoheshin  nga Shqipëria në Republikën Demokratike të Kongos. MEICO shqiptare ia shiti këto automatikë së bashku me armatime të tjera firmës tip “off-shore” NEËTËEST  FINANCE S.A. në Republikën e Belizes ,e cila ia kaloi forcave të armatosura kongoleze. Këto automatikë u shitën për 450 000 USD. Pagesa u krye nga llogaria bankare nr.506437516 e Bankës Kombëtare Tregtare. MEICO mashtroi Autoritetin e Kontrollit Shtetëror të Eksporteve për originën ruse të automatikëve me granatahedhës të inkorporuar, sepse që nga viti 1960 Shqipria të paktën zyrtarisht nuk ka importuar armatimenga Bashkimi Sovjetik (Rusia).  Atëhere si ka mundësi që të jenë importuar nga ish Bashkimi Sovjetik (Rusia) armatime të mesit të viteve shtatëdhjetë?

Avionë pa pilot, helikopterë sulmi dhe raketa tip MANPAD nga Irani

Nga faksimilja shihet qartë se të paktën është kërkuar zyrtarisht të importohen nga Irani avionë pa pilot të tipeve të ndryshëm si për rikonjicion dhe për bombardim ajror. Avionët pa pilot ABABIL  I, II, dhe III janë kryesisht në përdorimtë Gardës revolucionare iraniane dhe marinës së saj. Me to është paisur edhe organizata terroriste Hizbullah, madje janë përdorur me sukses të moderuar në luftën e vitit 2006 kundra Izraelit, sidomos varianti i paisur me bombë 40 kilogramshe. Avionët  pa pilot Mojaher 2&4, që kërkonte të importonte Shqipqria nga Irani, janë eksportuar vetëm në Venezuelë si edhe i janë dërguar si ndihmë vëllazërore regjimit gjakatar të Assadit, duke marrë pjesë në luftime si psh. në 12 shkurt  2012 në qiellin e qytetit Kafr  Batina, që zotërohej nga rebelët  anti Assad.

Ndërsa artikujt e tjerë, që kërkoheshin të bliheshin në Iran janë: helikopterët Toufan ,kopje iraniane të helikopterëve amerikanë Cobra importuar nga Shahu në vitin 1971. Si edhe rraketat Misagh 1, që  janë kopje iraniane të rraketave sovjetike Igla 16. Sistemet e komunikacionit GOOYA 600 dhe GOOYA 603, që kërkoheshin të impotoheshin nga Irani, nuk janë  kompatibël me sistemet e komunikimit të ushtrive të vendeve të NATO-s,pra janë praktikisht të pa nevojshme për ushtrinë shqiptare.Është paradoksal fakti, që Shqipëria vend në prag të hyrjes në NATO, këkrkon të importojë avionë pa pilotë njëlloj si diktatori Assadi i Sirisë, i ndjeri Chavez i Venezuelës apo terroristët e Hizbullahut. Shqipëria nën nxitjen e vazhdueshme dhe kembengulëse të Ambasadës amerikane(shiko uik liksat përkatëse) nga njëra anë eksportonte raketat kineze MANPAD të tipit QË 1(vangard), ndërsa nga ana tjetër përpiqej të importonte raketa iraniane Misagh 1 të ngjashme me ato kineze. Po ashtu nuk mund të mendohej modernizimi i forcave tona ajrore dhe përafrimi i tyre me standartet e NATO-s me helikopterë kopje iraniane të patentave 40 vjeçare amerikane. Peërgjigja e vetme logjike është kërkoheshin të bliheshin për tu trafikuar më vonë.

Import –eksport me shumicë i eksplozivëve ushtarakë nga Irani

Në shkur – qershor 2006 kemi një korespondencë të gjerë midis drejtorit të MEICO-s z. Pinari dhe drejtorit po të firmës MODELEX z. Rrahmani. Në këtë korespondencë diskutohet në hollësi importimi i eksplozivit ushtarak C4 dhe i fitilit zjarrpërcjellës nga Irani. Pas diskutimeve të ndryshme bihet dakord për blerjen e 3500 kg. eksploziv C4 dhe 30 000 metrave linear fitil. Cmimi i blerjes ishte 8250 USD për fitilin dhe 46 550 USD pëër eksplozivin C4. Transporti me avion u krye nga firma serbe SPEDAL D.O.O.me pronar Predrag  Ratkovic me numër Nipti 104780622 me adresë Beograd, Licka 1-A, nunri i llogarisë bankare: 160-0000000269302-83 në bankën: Banca Intesa a.d. dega Beograd.

Nga fakset e shkëmbyera dokumentohen edhe përpjekjet e MEICo-s për të blerë kapsolla detonatore iraniane (500 copë) apo për të eksportuar në Iran sëpaku 100 ton eksploziv ushtarak  RDX(heksogjen) me çmim 5000 USD toni. Eksplozivi ishte prodhim i Uzinës ushtarake të Mjeksit, por patentë suedeze Bofors dhe eksportohej i ambalazhuar në qese bezeje me peshë 10 kg se cila.Në kabllogramin e Ambasadës amerikane në Tiranë datë 15 korrik 2009, të titulluar:MEICO dhe pazaret e armëve në Shqipëri, shprehet shqetësimi i Ambasadës amerikane për eksportim eksplozivi RDX(heksogjen) në Teheran. Theksohet fakti se në Uzinën e Mjeksit ende gjenden 150 ton RDX në kontejnerë me mbishkrimin: Për Ministrinë e mbrojtjes së Republikës së Iranit. Ministria shqiptare e mbrojtjes pasi kreu një hetim jo formal e siguroi Ambasadën amerikane se kurrë nuk i ishte shitur RDX Iranit. Kjo ishte një gënjeshtër e Ministrisë së mbrojtjes.Në 21 shtator 2011 autoritete ligjzbatuese italiane kapën në Portin e Xhoja tauros një kontejner Iranian, ku pas një ngarkese me qumësht pluhur gjendeshin shtatë ton heksogjen( RDX ose T4) i ambalazhuar në qese bezeje me peshë 10 kg. Kontejneri vinte nga porti Iranian i Bander Abasit dhe do ngarkohej në anijen kontejner mbajtëse MSC MALAGA. Kontejneri me eksploziv sipas autoriteteve italiane kishte destinacion një vend të Lindjes së mesme.Ekspertët italianë pas analizave laboratorike, në bazë të lëndës flegmatizuese(parafiënës) konkluduan,që eksplozivi RDX ishte patentë Bofors, prodhim i Uzinës së Mjeksit. Pra më së paku 7 ton eksploziv RDX kishin “udhëtuar”nga Shqipëria drejt Iranit, duke provuar kështu dyshimet e Ambasadës amerikane për eksport eksplozivi nga Shqipëria në Iran.

Në dokumentat e periudhës shkurt – qershor 2006 pasqyrohet edhe një kërkesë këmbëngulse (dokumentat e  datës  19 prill 2006 dhe 14 qershor 2006) i MEICO-s për të importuar nga Irani rraketa kundërajrore MANPAD SA 16 dhe SA 18( Iglla). Interesant vend kandidat për në NATO, që kërkon në mënyrë të përsëritur të modernizojë mbrojtjen kundërajrore me raketa, helikopterë dhe avionë pa pilotë të importuar nga Irani. Në mënyrë figurative mund të shprehemi se Ministria shqiptare e mbrojtjes ishte “e fejuar” e NATO-s dhe “dashnore” e Iranit.

Ka edhe episode të tjera të tregtisë së armëve Iran-Shqipëri si psh importimi nga firma jugafrikane Nascem filial e firmës Denel (nëpërmjet firmës seksere GTC e regjistruar në Zonën e lirë Ajman në Emiratet e bashkuar arabe) i 50 copë bombave të aviacionit tip MK82. Ky import u bë në korrik 2007,gjoja për armatimin e avionëve MIG të Armës së aviacionit shqiptar. Në këtë kohë avionët nuk fluturonin më dhe ky tip bombe ishte jo kompatibël me avinët MIG, por shumë i përshtatshëm për avionët e vjetëruar F4 që Irani i importoi nga SHBA-ja në kohën e Shahut Reza Pahlevi, të cilët për shka të embargos së armëve amerikane ndaj Iranit kishin mungesë pjesësh këmbimi,municionesh etj.Ky episode është trajtuar hollësisht në një shkrim timin të botuar në prill të vitit 2010në një të përditshme shqiptare.

Një tjetër episod është edhe eksportimi nga Shqipëria për në Iran i rreth 1000 predhave të mortaje në datën 6 mars 2006. Transporti u krye nga avioni me numër identifikimi IL 76 /HN 76007.

Për të realizuar këto shkëmbime ushtarake me Iranin,në disa raste nuk u përdorën llogaritë zyrtare bankare të MEICO-s,por në  emër të oficerit të SHIU-t z. Arben Toska me pashaportë nr.Z 0773395 u hap llogari bankare në vitin 2006,pranë Bankës Credins. Marëdhëniet ushtarake Shqipëri – Iran njohën një zhvillim të ri pas vizitës në Teheran të drejtorit Pinari nga data 27 nëntor 2006 deri në 1 dhjetor 2006. Sipas vendimit nr.173 datë 23 nëntor 2006 të Këshillit drejtues të ndërrmarrjes MEICO dhe Urdhërit nr.1367 datë 26 tetor 2006 të Ministrisë së mbrojtjes vizita e z. Pinari ishte zyrtare dhe të gjitha shpenzimet për realizimin e kësaj vizite mbuloheshin nga fondet e ndërrmarrjes MEICO

Pasi z. Gazmend Oketa u bë ministër i mbrojtjes në prill 2008 duket se u ndërprenë marëdhëniet ushtarake Tiranë-Teheran. Gjithsesi deputetë opozitarë si z. Erion Braçe apo z.Ilir Gjoni kanë këmbëngulur për të ushtruar kontroll parlamentar në Ministrinë e mbrojtjes, ndër të tjera për të verifikuar nëse janë riaktivizuar marëdhëniet ushtarake me Iranin gjatë kohës së qënies Ministër i mbrojtjes të z. Arben Imami.

SHENIM:

Në numrin e sotëm të DITA janë botuar të gjitha faksimilet e dokumentave që përmenden më sipër

 

Share This Article
25 Comments
  • ne i bejme zborin biznesit me iranin per pun armesh
    biles edhe ne siri per lufte kemi cuar
    e me ato para saliu dhe imami kane mbushur xhepat
    ESHTE KOHA TI THEMI STOP KETIJ MATRAPAZLLEKU!!
    DUKE LARGUAR SALIUN ME VOTE ME 23 QERSHOR!!!

    • mafia gjithande mafia … bravo gazeta DITA ju lumte per kete lajm qe qitet dhe te isha si ju do ta nenvijezoja qe ti tregoja tere shqiperise se kush jan keto qe per nje grusht para te shesin e te hedhin poshte !! ja ca bejn saliu me mafie ja si hecen saliu perpara me ane te armeve

      • ky njeri eshte drejtuesi i mafies shqiptare me te fuqishme. viktima te tij jane te gjithe shqiptaret… ai pasurohet nga parat e njerezve punetor qe perpiqen te cojne nje kafshat buke femijeve ne mbremje ne shtepi…

        ai eshte gjakpires….eshte vrases…. dhe te gjithe do ti kthejne kurrizin neser….as demokratet nuk do ta votojne..pasi e njofen se cfare eshte.

        shqiperia neser fiton lirin…shqiperia neser rilind!!

        voto nr.29 FITORE!!

    • Pune te piseta me armet dihet qe vetem nje cift i ben me mire se gjithe te tjeret, dyshja Berisha-Mediu. Qysh prej kohesh dihej se qeveria e Berishes ishte e implikuar ne pune te piseta dhe pas 23 Qershorit duhet te hedhim drite mbi keto te keqija te bera prej tyre sidhe shume te tjera qe ndoshta ende nuk i dime.Cdo vote kunder Berishes, eshte nje hap me afer nje vendi me te mire dhe me te mire.

    • sa po me pelqen kjo fushata mua sidomos me keto lajme qe me zor po prisja te dilnin ne pah dhe te shikoja se kush jan ne te vertet klanet e PD dhe me teper kan filluar te dalin shume gjera te verteta qe saliu i ka fshehur po tashmespo i mban dot me ne sirtar !! i eshte gjetur menyra se si ti qesi te gjitha te veretat !

    • Saliu ka ndertuar nje kupole banditesh qe po perfshihen ne lloj lloj aferash per tu pasuruar, ai nuk pyet per ligje, ai nuk pyet se cfare kostoje mund te kete mbi shqiptaret. Saliu tashme nuk perben rrezik vetem per demokracine e vendit, ai perben rrezik nderkombetar, duhet qe ne ta ndalojme kete bandit me 23 qershor, me vote kunder regjimit te tij.

    • Ai nuk ka per te zene mend ndonjehere, megjithese fabrika e demontimit shkaktoi tragjedine e Gerdecit, ai serish vazhdon me te njejtin avaz, ne duhet ta ndalim dhe ta nxjerrim para drejtesise, fillimisht me 23 qershor, para drejtesise se popullit shqiptar. Eshte momenti per te rivendosur shtetin demokratik.

    • Qe nga kryemafiozi Sali, Arben Imami, tek Mul Noka, Agron Kulici, te gjithe keta kane krijuar boshtin e vdekjes, ata qe kane vene ne shenjester jetet e te gjithe atyre qe nuk I nenshtrohen pushtetit te saliut.
      Me 23 qershor duhet t’I largojme banditet, te shpetojme Shqiperine nga matrapazet.

    • ky eshte nje nga banditet qe ka pasur shqiperia ndoihere ..kryeministri me i degjeneruar ..rrenimi i te gjithe shqipetareve .. njeriu i gerdecit i 21 janarit i gjithe te keqiave qe i ka shkaketuar shqipetarve dhe shqiperise

    • ti sali ke marre persiper te shkaterrosh shqiperine, nderkohe eshet turp qe me importin e armeve ke dhene e ke shitur ke bere namin me para saliii, populli varferi ti pasuri, populli ne skamnje ti ne miliarda pupu do marresh fund sali askush nuk ta fal

  • me ne fund neser do ti themi ndal ketij krimineli me voten tone.me ne fund do te shfarrosen klanet dhe grupet kriminale te berishes.me ne fund shqiperia do te lulezoje e do te mund te jetoje ne paqe e ne harmoni e nuk do te jete me nje vater krimi pasi ne do ta ndryshojme te gjithe sebashku duke rilindur.

  • populli e ka fare te qarte se kush eshte sali berisha.tani ketij njeriu i ka ardhur fundit.ky njeri nuk do te na rrenoje me sepse ne nuk duam me te jemi te rrenuar.ajo qe ne sot duam eshte demokracia qe saliu nuk na e solli kurre.ky njeri neser i thote mirupafshim shqiperise.

    • prandaj le imami te vjerrin per te blere vota e i jep lket si pa te keq se ka bere kerdine me leket e armeve ne menyre ilegale, pa llogaritur saliun se bashke i ndajne, dy fytyra te shumetuara qe perfaqesojne me te keqen figure politike

  • me teheranin???
    opo imami me saliun kane nxjerre leke pa fund nga biznesi i armeve ne treg te zi!
    ato para i kane bere rrush e kumblla
    para te taksapagusve shqiptare!
    TURP!
    DO PAGUANI NJE ME NJE DEMIN PARA LIGJIT!!

  • kryemafjozi berisha neser e shikon me dylbi postin e kryeministrit.nuk mundet tj ajapim me voten ketij njeriu qe slli vetem krime qe eban pushtetin me dhune nje njeriu qe nuk e do me popullin e tij,nje njeriu qe shikon vetem interesat dhe xhepat e tij,nje njeriu qe e renditi shqiperine drejt vendeve mafjoze.Neser ne duam rilindjen dhe ate do te kemi.

    • ah mor sali mor sali , mbaj mend cfre ke bere se nuk do te mundesh me te besh asgje me, ligji do te vlej dhe per ty sic ehste per te gjithe je nje vemje qe po e con popullin ne gjendje katastrofike bashke me ate ordinerin e te ndyrin imamin , do ta denojme dhe ate, ka mbetur pak

  • urdheroni ja se cfare i ka dhene berisha shqiperise per 8 vjet.urdheroni ja lexojini se cfare ben berisha mbrapa kraheve te popullit.ky njeri nuk do lejohet me qe te shkatarroje nje vend e nje popull te tere sepse ne nuk jemi dele.ne neser do te votojme vetem Ramen.Pike!

  • po ja kjo qeveri e ka treguar perhere mardhenjen e fsheht qe ka me grupimin e trete ne bote ate ruso-islamik , … ata mendjen dhe zemren atje e kane pamvarsiht se me trup gjenden ne mes te evropes,,, po do marri fund edhe kjo baterdi e cila nuk ka lene gje pa bere per te orjentuar vendin drejt lindjes dhe drejt nadollit te erdoganit ,,, keta jane si koka e ali pashajt me trupin te shperndara hahaha. korrupsiono dhe krimi jane modelet permanente te kesaje qeverije

  • po diktatori nukdin me ba gja tjeter perpos se te shesi arme per te vrare sepse te vrarit e ka profesion te mocem ky berisha ,,,,, diktatori nuk di te beje gja tjeter pervecse te ndihmoje diktator teokratik per te uzurpuar dhe per te vrare qytetaret e tjere

  • mjaft me me rrenimimin ,
    me vrasjet e qytetareve,
    me gerdecin ,
    me arsimin e rrenuar me shnetsin e shkermocur ,
    me drejtsine e munguar,
    majft me me diktatorin!!!!! ,,,
    kujdesssss rezikkkk ! mos voto 44…
    kujdes rrezik! diktatura te uzurpon,,,,
    kujdes rrezik! diktatura te rremben lirine ……
    kujdes rrezik! diktatura te perdore!
    kujdes! diktatura te varferon dhe te zhyt ne mjerim…
    kujdes rrezik! diktatura te dhunon dhe te persekuton.
    kujdes rrezik!! po u bere pjese dhe pre e saj je bashkefajtore dhe brezat dhe historija do te te denojne….
    kujdes!!!! e ardhmja e femijeve dhe te afermve te tu do te jete ne rrezik…..
    kujdes rezik!!!! kujto 44 dhe voto rilindjen 29

  • Urime për çmimin z. Gjergj thanasi. E kam ndjekur qysh nga “shekulli” gazetarine tuaj investigative dhe gjithnje ju kam vënë noten maksimale. Cmimin e meritoni dhe me vjen mire qe osbe-së nuk i kane shpetuar nga vemendja kualitetet e gazetarise investigative siç jini dhe ju. Por me duhet te nenvizoj se akoma po mungon nje cmim shume i madh megjithëse kushtet jane plotesuar e tejkaluar!? E kam fjalën per ndarjen e cmimeve ” i burgosuri vip”. Duhej ta pasonte medoemos cmimin e dhene per ju! Juve ja u kini zbuluar folene dhe ata tani jane teper te njohur per publikun shqiptar. Do te ishte mire qe ta ngacmonit dhenien e ketyre cmimeve per vipat e trafikut. Po te ishte per mua une ja u kisha dhene me kohe por ka shume ngadalesi dhe kjo nuk eshte shenje serioziteti. Nejse. Populli ja u ka dhene dhe kush nuk degjon popullin mer cmimin si bashkepuntor. Krejt te kunderten e asaj qe mendoj per ju! Juve ju mendoj si nje gazetar ne anën e asaj qe mendojne dhe duan shqiptaret. Urime dhe suksese ne misionin tuaj investigativ. Jemi me ju dhe e meritoni cmimin!

  • V. R!!! Urime për çmimin z. Gjergj thanasi. E kam ndjekur qysh nga “shekulli” gazetarine tuaj investigative dhe gjithnje ju kam vënë noten maksimale. Cmimin e meritoni dhe me vjen mire qe osbe-së nuk i kane shpetuar nga vemendja kualitetet e gazetarise investigative siç jini dhe ju. Por me duhet te nenvizoj se akoma po mungon nje cmim shume i madh megjithëse kushtet jane plotesuar e tejkaluar!? E kam fjalën per ndarjen e cmimeve ” i burgosuri vip”. Duhej ta pasonte medoemos cmimin e dhene per ju! Juve ja u kini zbuluar folene dhe ata tani jane teper te njohur per publikun shqiptar. Do te ishte mire qe ta ngacmonit dhenien e ketyre cmimeve per vipat e trafikut. Po te ishte per mua une ja u kisha dhene me kohe por ka shume ngadalesi dhe kjo nuk eshte shenje serioziteti. Nejse. Populli ja u ka dhene dhe kush nuk degjon popullin mer cmimin si bashkepuntor. Krejt te kunderten e asaj qe mendoj per ju! Juve ju mendoj si nje gazetar ne anën e asaj qe mendojne dhe duan shqiptaret. Urime dhe suksese ne misionin tuaj investigativ. Jemi me ju dhe e meritoni cmimin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *