Biznesi kosovar, kritika Shqipërisë

Elena Tase

Mbyllje të kufirit për një ditë, ka paralajmëruar Klubi i Prodhuesve të Kosovës, në rast se Shqipëria nuk i heq barrierat tregtare ndaj Kosovës.

Në diskutimin që patën, përfaqësues të Klubit të Prodhuesve të Kosovës me udhëheqës të Odës Ekonomike, u tha se Shqipëria është e dyta pas Serbisë që vendos barriera ndaj Kosovës.

Derisa kanë kërkuar respektimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, për të cilat u tha se nuk ka vullnet politik. Ne i japim shume fokus dhe nuk ka pasur mbrojtje të mjaftueshme qoftë nga institucionet tona.

Ata kanë thënë të kenë pasur pritje që qeveria e Shqipërisë do të reflektojë dhe të ndërmarrë masa për marrëveshjet që janë nënshkruara. Kanë përmendur aplikimin e akcizës dhe taksën në Rrugën e Kombit.

e.t./dita

Share This Article
3 Comments
  • Mos u shqetesoni o burra se sapo te behet mbledhja e trete e 2 qeverive shqiptaro-kosovare ne qytetin e lashte Klodiana (sot Peqini),me siguri,qe para se te shpallet bashkimi ne nje shtet …… breket dhe …..sytjenat e grave,ndersa per te tjerat do vendoset ne nje kohe te pa caktuar!
    Rama mendon per brezin e ardhshem e jo per 10-15 vjetet e sotme!

  • Taksa ne Rrugen e Kombit nuk eshte pune e kosovareve. Ajo eshte ndertuar me para te marrura borxh te cilat duhet te shlyhen. Persa i takon doganave ato duhet te hiqen nga te dyja palet. Malli i prodhuar ne Kosove, (por jo ne Serbi apo Maqedoni) duhet te kaloje pa u taksuar ne Shqiperi dhe anasjelltas. Nuk e kuptoj se perse qeverite e tashme dhe te shkuara nuk e kane ndermarre nje hap te tille?! U ka ngelur koka nga Brukseli!

  • Kosova duhet ti baj ADN vetes dhe Nanes Shqiperi te gjeje nanen e vet.Kjo mos asht njerka dhe e mendon per Nane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *