Biznesmeni Iouri Chij, aleat prej shumë kohësh i presidentit të Bjellorusisë, Alexandre Loukachenko u arrestua për evazion fiskal në shkallë të gjerë, njoftuan sot autoritetet e kësaj ish-republike sovjetike.
Iouri Chij 52 vjeçar u arrestua së bashku me një tjetër grup personash të dyshuar si bashkëpunëtorë të tij, sqaroi një zëdhënës i shërbimeve të sigurisë bjelloruse, Dmitri Pobiarjine.
Oligarku i cili mbante edhe postin e presidentit të klubit të futbollit “FK Dynamo Minsk” konsiderohet si një nga personazhet më me ndikim në Bjellorusi. Ai ishte objekt i sanksioneve nga ana e Bashkimit Evropian në vitin 2012 për mbështetje të dyshuar financiare ndaj regjimit Loukachenko.
Gjykata evropiane pranoi gjithsesi në muajin tetor se kjo mbështetje financiare nuk ishte provuar asnjëherë dhe përfshirja e tij në listën e zezë të Bashkimit Evropian nuk ishte e justifikuar.
