Drejtoresha e BKH-së, Aida Hajnaj, në mesazhin e saj të parë, përveç se fton më të mirët e policisë për t’iu bashkuar hetimit ndaj të korruptuarve garanton edhe paanshmëri, barazi dhe transparencë gare.
Kushdo që pretendon t’i bashkohet garës për hetues në BKH, duhet të plotësojë një formular në të cilin veç të dhënave profesionale duhet të raportohet edhe ngjyra e syve, e flokëve dhe pesha trupore.
Pas plotësimit të këtij formulari që ka afat për t’u dorëzuar elektronikisht deri më 29 shtator, si dhe disa vërtetimeve kalohet në fazën e dytë.
Gara me pengesa përfshin test me shkrim dhe fizik, kontroll të aftësisë për të komunikuar, kontroll të pasurisë edhe makina e të vërtetës.
Drejtoresha e BKH-së pas vizitës së ambasadores së SHBA u vizitua edhe nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i cili është në të njëjtën valë mbështetëse të ndërkombëtarëve ndaj Byrosë dhe SPAK.
a.t / dita
