Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter ka sfiduar ata që e akuzojnë për korrupsion duke u kërkuar që t’i provojnë pretendimet e tyre.
Kreu i FIFA-s, i cili së fundmi ka bërë të ditur se do të tërhiqet, thotë se “koshienca e tij është e pastër”.
“Njerëzit nuk i kuptojnë fjalët që përdorin kur më akuzojnë mua se jam i korruptuar. Dikush që më akuzon se jam i korruptuar së pari duhet ta provojë që të ketë çështje për një gjë të tillë”, shprehet Blatter.
“Por, askush nuk mund ta provojë që jam i korruptuar, sepse nuk jam. Kam koshiencë të pastër, pasi për ndryshe nuk do të mund t’i shikoja njerëzit në sy kur flas për këtë çështje. Akuzat ndaj meje nuk kanë të bëjnë aspak me futbollit, sulmet janë sulme personale ndaj meje.”

Bah,ku je i korruptuar ti more Blater!
Ti je i krimbur nga korrupsioni dhe dallaveret.
Vetem perandorine tende familjare qe ke ngritur,na i sqaro pak, si munde ta besh?
Duhet te dali nje ligj qe njerzit mbi 65 vjec te mos mbajne me poste te rendesishme pervecse atyre fetare.
Blatter ka kohe qe ka ikur per lesh bubi. Por nuk kuptoj ata qe e mbeshtetin apo jane ata qe perfitojne nga tutorimi i tij.
Kjo tregon se sa e ulet eshte organizata e FIFAs apo UEFAs.
PRAPE SE PRAPE JE I KORRUPTUAR.
E KE VENDIN NE BURG.
eh more mi gjirizi ,do te rrijsh dera te vdesish aty ? hapu rrugen me te rinjeve more palaco ,