Një koleksionist anglez i apasionuar pas fotografive të vjetra bleu në Ebay një fotografi të një krimineli të famshëm për vetëm 10 dollarë dhe kur mësoi sa vlente u shokua, po njëkohësisht u lumturua.
Justin Whiting 45 vjeç, i apasionuar pas historive të kriminelëve të famshëm, e kreu blerjen në qershorin e një viti më parë – shkruan DITA.
Ai dalloi në foto Jesse James një personazh i famshëm antiligj i viteve 1800, por nisur nga çmimi fillimisht ka hezituar duke menduar se bëhej fjalë për një foto false.
James ekzistonte vetëm në një foto portret fytyre që është përdorur për shpalljen e tij në kërkim dhe fotoja që bleu koleksionisti është e vetmja ku ai shfaqet në këmbë.
Pas blerjes Justin iu drejtua ekspertit të fotografive të shekullit XIX Will Dunniëay.
Përgjigja e tij e la pa fjalë.
Fotoja që kishte blerë 10 dollarë ishte origjinale dhe vlente në tregun e koleksionistëve të paktën 2 milionë dollarë.
n.s. / dita


Nuk eshte rasti i pare .
Ne “Naschmarkt” ne Wiene ,qe shiten sende te ndryshme ,te vjetra ,te perdorura ,nje person bleu vetem per 1 dollare ,nje harte qe ishte e vizatuar me dore . Ishte origjinale e kohes se Napolon Bonapartit . E shiti ne Amerike per milionradollare (nuk me kujtohet egzakt cmimi.)Ndodhet sot ne muzeum e luftes ne Amerike e blere prej tyre.
Rast tjeter nje zonje ,punonte si pastruse ne nje familje aristokratesh ne Austri . Per datelindjee familja i dhuron nje pikture pastrueses se tyre ,relativisht e vogel ,dhe nuk ja dinin vleren . Rastesisht mbas disa vitesh ,kur kjo ishte rreth 87 vjece ,nje specialist e pa ne murin e kesaj pastruese ,plake . U shit me ankant ne Kanada per shumen 700 mil Dollare .?Kam pasur rastin ta shoh ne televizor ,kete plake per kete histori ,me fat ,e jo per te ,por per femijet dhe niperit e mbasat e saja .