Blenard Nonaj emërohet drejtor i maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”

anazapta

Blenard Nonaj është emëruar në postin e drejtorit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Nonaj është prezantuar sot nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Emërimi i Dr. Nonaj në këtë detyrë vjen pas një përvoje pothuajse 10-vjeçare profesionale si mjek obstetër-gjinekolog në Sektorin Obstetrik-Gjinekologji të SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, dhe më herët si mjek i përgjithshëm në Shërbimin Parësor në Skrapar.

Ai zëvendëson në këtë detyrë dr. Robert Qirko, i cili e mori drejtimin e këtij spitali disa muaj më parë nga Halim Kosova, i cili u bë ministër i Shëndetësisë, pas daljes së LSI-së nga koalicioni me PD.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *