Blendi Gonxhja u bën apel prindërve shoferë: Mos rrezikoni jetën e fëmijëve duke i ulur në prehër në makinë, ndenjësja mund të shpëtojë jetë

Ermir Ermir

Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja shkruan në faqen e tij në Facebook, se shumë prindër vendosin në rrezik jetët e fëmijëve të tyre kur drejtojnë makinën duke udhëtuar të pasiguruar me rripa sigurimi e duke mbajtur fëmijën në këmbë a prehër.

Gonxhja ka shpërndarë edhe një foto ilustruese se si duhen ulur fëmijët në automjet për të shmangur rrezikun nga aksidenti, duke nënvizuar se përdorimi i ndenjëseve redukton mundësinë për dëmtime fatale te foshnjat me 71%!

“Një numër befasues prindërish vendosin jetët e fëmijëve të tyre në rrezik kur drejtojnë makinën, duke mos përdorur ndenjëset e posaçme për fëmijë, duke udhëtuar të pasiguruar me rripa sigurimi e duke ngarë mjetin me fëmijë në këmbë a në prehër, apo duke i ulur fëmijët në sediljet përpara jo konform normave!

A E DINI SE? Përdorimi i ndenjëseve për fëmijë redukton mundësinë për dëmtime fatale te foshnjat me 71%!  Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësise, 500 fëmijë humbin jetën çdo ditë nga aksidentet rrugore! Kur udhëtoni me familjen, merrni masat që fëmija juaj të jetë sa më i sigurt! Përdoreni gjithmonë ndenjësen për fëmijë, në çdo udhëtim!  Zgjidhni një ndenjëse të përshtatshme, sipas peshës dhe gjatësisë së fëmijës!

Zgjidhni një model të certifikuar, që përmbush standardet e nevojshme të sigurisë (etiketë E që tregon se përmbush Standardin ECE të Kombeve të Bashkuara)! Të gjithë mund të luajmë një rol për sigurinë rrugore! Jep kontributin tënd, shpëto jetë”, shkruan Gonxhja në faqen e tij në Facebook.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *