Blendi Salaj: Ja pse u përfshiva në politikë

Ornela

Moderatori dhe gazetari Blendi Salaj ka marrë pjesë në aktivitetin e një vjetorit të partisë në të cilën bën pjesë: Sfida për Shqipërinë.

Ai tha se u përfshi në politikë sepse politikanët nuk përfaqësonin asnjë nga interesat dhe principet te të cilat ai besonte.

“Na duhen politikanë që flasin për gjërat që na interesojnë ne. Ata bëjnë llogaritë e tyre 71 deputetë, forcë e parë, republika kjo apo ajo dhe nuk i dëgjojmë asnjëherë të diskutojnë gjërat që na prekin ne drejtpërdrejt”.

Salaj tha se ishte krenar që ishte një nga themeluesit e Sfidës për Shqipërinë.

“Njerëzit këtu janë frikësuar të mos shprehen për asnjë parti tjetër se përndryshe humbasin vendin e punës. Por unë kam bindjen që shumë prej nesh do të marrin guximin të shprehen me votën e fshehtë më 25 qershor.”

Së bashku me gazetarin Blendi Salaj ishin të pranishëm dhe folën para të pranishmëve në aktivitet kandidatë e anëtarë të tjerë të partisë Sfida për Shqipërinë si Gjergj Bojaxhi, Ermal Hasimja, Medlir Mema, etj. Sfida për Shqipërinë është e katërta në fletën e votimit, me drejtues administrativ Hektor Ruci.

Share This Article
4 Comments
  • E kane gjetur çelesin e suksesit: mbasi i degjojme disa here si analiste neper televizione, del emri si i thone te del syri, pastaj fap e behen politikane; se ne Shqiperi vetem per te qene politikan s’ka nevoje per shkolle. Sa kohe te jete ajo gjendje dhe ai mendim, aq kohe do vuaj Shqiperia.

  • Blendi ,ke bere punen me te mire more djale . Tek sfida e tek Libra , e mbajne shpresen ,intelektualet e gjithe populli i pa perkrahur sot e 27 vite ,per te dale nga tuneli i erret i neokomunisteve te pardesyve te bardha .Eshte me se e domosdoshme , te kemi ne te pa perkrahurit , zerin e se vertetes ,avokatin tone te ndergjegjshem ne parlamentin ardhshem ,mundesite jane te dilni te paret ,kjo nuk eshte ender por realitet , por kujdes mos ju abuzojne me votet ,katovicaret , kujdes , se sdo jete mire per ne popullin e paperkrahur .
    Suksese partise juaj ,njekohesisht eshte dhe interesi i jone mbare kombetar .Ka ardhur koha ,o sot o kurre ,ose te emigrojme te gjithe jashte nga syt kembet .Ku deri tani , i kemi bere gjithmone pyetje vehtes : .A DO BEHET NDONJE HERE KY VEND :Tek ju e vetem tek ju e kemi shpresen ..

  • O Adih!
    Ta them une:
    -Shqiperia kurre nuk do behet per te jetuar ne mireqenie populli shqiptar,por vetem politikanet,gjyqtaret,prokuroret,doganieret,mjeket,hajdutet,kriminelet dhe te gjithe armiqte e Shqiperise!
    Vetem Enver Hoxha ka qene burri i madh i shtetit qe mendoi dhe punoi per Shqiperine!
    Te tjherat jane dengla bythe!
    Kjo Sfida eshte si te gjitha bucet e tjera te politikes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *