Bleona Mata në Londër? Prokuroria rihap dosjen, nis hetimet

Elton Tafaruci

Pas apelit të Bukurie Matës dy ditë më parë se vajza e saj Bleona Mata ndodhet në Londër, Prokuroria dhe Policia e Kukësit kanë rinisur hetimet për verifikimin e informacioneve të deklaruara nga nëna e 12-vjeçares.

Bleona Mata u zhduk 6 vite më parë dhe tashmë është 12 vjeç, ndërsa nëna e saj tha se një emigrant shqiptar e ka parë vajzën në Londër dhe për këtë i ka dërguar asaj një foto.

Sipas fotografisë që Bukurie Mata e ka publikuar edhe në media, ajo pretendon se një vajzë me veshje popullore është Bleona. 12-vjeçarja shoqërohet me një maqedonas të quajtur Mehmet Xheladinovski, thotë Bukurie Mata.

Ajo shton gjithashtu se ky person që i mban peng vajzën, i ka kërkuar 20 mijë Euro që t’i kthejë Bleonën. Nisur nga këto të dhëna, policia e Kukësit dhe Prokuroria ka rihapur dosjen

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *