Bleona më e “urryera” në Amerikë, qytetarët kërkojnë dëbimin e saj

redaktor

Ajo është pjesë e një seriali të ndjekur nga Bravo “Euros of Hollywood” dhe Bleona po hap debate me bëmat e saj.

Disa seri të para e kanë treguar atë në syrin e publikut si një vajzë arrogante, të egër, e mësuar me jetë luksi, e llastuar dhe që e gjithë bota duhet të jetë në këmbët e saj.

Dhe kjo nuk ka ngelur pa u komentuar nga ndjekësit amerikanë, të cilët kanë kritikuar më së shumti këngëtaren shqiptare, duke kërkuar që ajo duhet të ikë nga ky serial.

Edhe pse shumë shqiptarë e kanë mbrojtur, “akuzat” ndaj saj janë edhe nga komentues shqiptarë.

Sipas tyre sjellja e keqe me prindërit dhe me njerëzit rreth e rrotull saj e bëjnë atë të padëshiruar.

Këto kritika i ka “ndjerë” edhe vetë Bleona pasi kohët e fundit ajo poston në rrjetet sociale shprehje “mbrojtëse”.

Por lind pyetja, a është vërtetë e tillë Bleona apo “aktrimi” i saj është i tepruar?

Pse duhet të përfaqësojë vajzat shqiptare në mënyrë aq agresive duke thënë shpesh “Fuck you, I am Albanian?”.

Share This Article
1 Comment
  • E ka mire. Ne keto tip programesh vulgariteti ben lajm, eshte tamam ushqim (per te mos thene ate lenden fundore) per dhembet e saj. Por c’i ka hipur kjo ndjenje atdhetarizmi thuaj, aty felliq me stereotipin e shqiptares, qe hajde t’ua shkulesh nga mendja amerikaneve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *