Blerina Ago zgjidhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të Federatës Botërore të Rafting

entela

Asambleja e Përgjithshme Plenare e Federatës Botërore të Rafting 2021/2024 e mbajtur në L’Argentière-la-Bessée, Francë konfirmoi Presidentin Danilo Barmaz (Itali) për mandatin e dytë, i mbështetur nga Bordi Ekzekutiv i përbërë nga Blerina Ago (Shqipëri), Boris Purjakov (Serbi), OlegGrigoriev (Rusi) dhe Fikret Yardımcı(Turqi), Përfaqësuesi i zgjedhur nga Komisioni i Teknikëve Hadi Seyed Ghaziasgar(Iran) dhe Përfaqësuesi i zgjedhur nga Komisioni i Atletëve Martin Martinez(Argjentinë).

https://www.worldraftingfederation.com/news/402-wrf-2021-2024-ordinary-plenary-assembly

Sekretar i Përgjigjëm i WRF konfirmohet Matteo Benciolini (Itali).

Kongresi i mbajtur në Francë ka qenë një takim i rëndësishëm që përmblodhi një bilanc pozitiv të tre viteve të fundit.

Presidenti Barmaz pas eventit tha se: “Disiplina RX (skuadra me 4 sportistë rafting në gomone) , ekipet e Para-Rafting (skuadra përfshirë sportistë me aftësi të kufizuara)  dhe Miks (skuadra me sportiste femra dhe sportistë meshkuj) , që Federata Botërore prezantoi si format të ri 3 vjet më parë, po rriten në mënyrë eksponenciale dhe po tregojnë potencialin e sportit tonë të mahnitshëm: ky është një fillim i ri dhe rezultatet e mëdha që kemi arritur vitet e fundit janë tani një pikënisje e re, solide.

Anëtarja më e re e Bordit Ekzekutiv Blerina Ago tha se: “Duke pasur parasysh vlerat që sportistët tanë na kujtojnë vazhdimisht, Federata Botërore e Rafting është plotësisht e angazhuar në zhvillimin e mëtejshëm të sportit të rafting, duke konsoliduar dhe përmirësuar strukturën e saj të brendshme në të dy fushat agonistike dhe komerciale, dhe në të njëjtën kohë duke punuar për njohjen nga Organizatat Sportive Ndërkombëtare: Rruga e sportit rafting drejt Lojërave Olimpike është një ëndërr konkrete.

Së fundmi Blerina Ago, me mbështetjen e projektit të USAID  të Zhvillimit Ekonomik, Qeverisja dhe Rritja së Sipërmarrjes, me ekspertë dhe instruktorë të Federatës Botërore të Rafting zhvilluan për të parën herë trajnimin rajonal e udhërrëfyesve turistikë të specialitetit të veçantë të rafting, me angazhimin e Universitetit të Sporteve të Tiranës.

Ago është një nga vajzat e para që praktikoi rafting në Shqipëri duke e nisur që në moshën 14 vjeçare.

e.r/dita

Share This Article
1 Comment
  • Jemi te lumtur per arritjet e tua profesionale Blerina.
    Je shembull per te rinjte e Shqiperise.
    Je vajze Skrapari, familje me tradite, kulture, horizonte, prinder intelektuale e punetor.
    Gjyshi dhe gjyshja jote do te ishin krenare per ty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *