Blerina Gjylameti: Vjedhësit e votave deri në 8 vjet burg

anazapta

Ka ndjekur studimet universitare dhe pas universitare në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Salernos, në Itali. Aktualisht është në pritje të marrjes së titullit Doktor i Shkencave në “Menaxhimin Strategjik të Burimeve Njerëzore”. Prej vitesh, pedagoge në Fakultetin Ekonomik, të Universitetit të Tiranës. Aktualisht, është Kryetare e Forumit të Gruas Socialiste për Tiranën dhe kandidate për deputete e Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës.

 

Një grua nga Salerno, a ngjan me një grua shqiptare?

–          Po, përgjithësisht gratë nga Jugu i Italisë kanë shumë gjëra të përbashkëta me shqiptaret.

 

Kur u ktheve në Shqipëri, a të dukej vetja si turiste?

–          Jo, kurrë nuk më është dukur, pasi gati çdo dy muaj jam kthyer dhe i kam ruajtur të forta lidhjet me Shqipërinë.

 

Nëse e ndien veten si turiste, a mund të jesh më e lumtur në Shqipëri?

–          Kjo është e vërtetë për një periudhë, pasi ditët e para janë çoroditëse për shumë njerëz që kthehen, por kurrsesi nuk mund ta zgjasësh pa fund.

 

Çfarë mendon për gratë me dy mbiemra?

–          Kur fillon ta përdorësh mbiemrin e burrit, të duket vetja sikur sapo ke ardhur në Shqipëri, pas një mungesë të gjatë.

 

A paragjykohesh, nëse nuk e ndërron mbiemrin?

–          Po, si në shumë raste të tjera. Kur i largohesh asaj që ka zënë vend dhe është kthyer në traditë paragjykohesh, por unë jam për të mbajtur dy mbiemra. Siç je krenar me familjen tënde, mund të jesh krenar edhe me atë të burrit.

 

Dëshpërimet e grave, a janë kthyer në kronike?

–          Po, gruan shqiptare në shumë raste e ka mbërthyer sindroma e Stokholmit. Është kthyer në një lloj utopie tashmë, të besojnë se kanë forcën për të ndryshuar këtë realitet, ndërkohë që i gjithë ky dëshpërim mund të kthehet në një forcë.

 

 A konsiderohet arritje për t’u lavdëruar, vjedhja e votave?

–          Jo vetëm aq, por ka njerëz që sa më shumë ia dalin të vjedhin, aq më shumë e ndjejnë veten të plotfuqishëm. Madje, bëjnë edhe ironi, sepse thonë “ju votoni, ne numërojmë”.

 

Në zgjedhje, hajdutët e vegjël, a votojnë për hajdutët e mëdhenj?

–          Po, është e vërtetë. Një nga format është shitja e votës. Pastaj këtë votë, ia shet hajdutit të madh dhe ai nuk t’i hedh sytë për katër vite. Madje as nuk mund të trokasësh në derën e tij, sepse të thotë me plot gojë “të kam blerë ty dhe votën tënde”. Dhe pastaj ankohemi, pse jemi këtu ku jemi.

 

Ndërkohë që të gjithë e dimë se nuk ekzistojnë politika plotësisht në shërbim të qytetarëve, a nuk është e tepërt të kërkohet ndershmëri e plotë në qendrat e votimit?

–          Është mbase paradoksale të pretendosh se 100% e politikës te jete në shërbim të popullit. Po aq, është paradoksale të thuash se do të mund të bëhen 100% zgjedhje të ndershme. Po nisem nga eksperienca ime. Aty ku ka pasur gra në komisione apo në administrimin zgjedhor, ka pasur bindje për rëndësinë dhe përkushtim gjatë gjithë proçesit. 23 Qershori, nuk është thjesht për të kaluar nga një pushtet te një tjetër, por për të lënë pas të shkuarën duke menduar për të ardhmen.

 

Për sa lek shitet një votë, në këto zgjedhje?

–          Ka shumë shifra që përfliten. Për mua, thelbi është, pse dikush e shet dhe pse dikush tjetër e blen.

 

A është e vërtetë, se nëse siguron 100 vota bëhesh nënpunës, për 500 vota bëhesh drejtor, për 1000 bëhesh drejtor drejtorie. Nëse ndodh kështu, a konsiderohet kjo blerje e votave?

–          Absolutisht që po. Jo vetëm është tjetërsimi më i shëmtuar i votave, por dëmton rëndë gjithë sistemin. Është e tmerrshme, pasi votat popullore janë për të përcaktuar përqindjen e përfaqësimit në Parlament, jo për të përcaktuar përqindjen e administratës publike.

 

A do të ketë foto me celular, edhe në këto zgjedhje?

–          Ata që ndihen të kërcënuar do ta gjejnë mënyrën për të treguar se kanë votuar sipas udhëzimeve, kjo mund të jetë edhe me celular. E rëndësishme është, që duhet të bindemi të gjithë, se kështu nuk mund të vazhdohet më.

 

Në fshatra, a ka votime kolektive?

–          Sipas meje po, por ne synojmë t’i japim fund kësaj dukurie në këto zgjedhje. Frenimin e tyre e kanë në dorë vëzhguesit dhe komisionerët, ata mund të ndalojnë.

 

A ka gra që dhunohen ditën e zgjedhjeve, sepse refuzojnë të votojnë për atë subjekt që do burri?

–          Janë dëgjuar raste të tilla, por gratë kur besojnë te vetja dhe janë të forta, ndikojnë te e gjithë familja për të bërë zgjedhjen më të mirë për ta.

 

A ka ndodhur që të zhduket për një kohë vula, nga qendra e votimit?

–          Ka patur raste, por gjithçka në qëndrat e votimit ndodh nëse të gjithë bien dakort që të ndodhë. Nëse dikush del kundër, kjo gjë eshte e pamundur.

 

Njerëz të armatosur, a hyjnë në qëndrat e votimit?

–          Kjo ndodh me neglizhencën e policisë, e cila ka për detyrë t’i ndalojë këta persona, por këta janë pushtet brenda pushtetit.

 

A ka kamera në qendrat e votimit?

–          Jo në qëndrat e votimit, por në qëndrat e numërimit.

 

Njerëzit e verbër si votojnë?

–          I ndihmon një i afërm ose vëzhguesi i qendrës së votimit, dhe ai i bën të ditur të gjithë komisionit, vullnetin për kë do të votojë.

 

Në emër të emigrantëve, që nuk vijnë dot për të votuar, a mund të abuzohet?

–          Po, shumica e emigrantëve me gjithë punën e pa lodhur që kemi bërë, nuk vijnë dot për votime. Nëse do të vinin, rezultati do të ishte krejt ndryshe. Në vitin 2011, shumë njerëz votuan në emër të tyre, dhe ne si PS kemi marrë të gjitha masat që kjo të mos ndodhë, sepse në zonën ku ata votojnë, shumëkush i njeh dhe e dinë nëse është apo jo i vërteti.

 

Sa dënohet një vjedhës i votës, me ligjet shqiptare?

–          1 deri në 8 vite.

 

A i del dikush në mbrojtje, pasi është kapur?

–          Absolutisht jo. Pasojat janë të tmerrshme dhe koston e merr vetë individi. Sado të ketë përfituar, nuk del dot nga ky batak. Gratë e vuajnë vjedhjen e votave, pasi burri në burg rëndon atë në rradhë të parë.

 

 

 

 

Share This Article
8 Comments
    • Me siguri Rama nuk merr dronet e Saliut, ato ja kemi lene shpellarit, te bejne politike o agush.

    • saliu eshte hajduti dhe krimineli me i madh ne shqiperi dhe ne te gjithe evropen , ky legen do qerohet mbas 23 qershorit dhe do filloje te laje nje e nga nje te gjithe krimet qe ka bere ky vicidolas i felliqur

      dhe ti agon duhet te jesh super i vobekte perderisa ti ka zene syte sali bythakeqi yt

  • Tashti po e marr vesh që vjedhja e votës, u dënoka edhe në Shqipëri me ligj??? Jo more, po ne çar bokemi kaq vjet që na vjedhin votën????? 1-8 vjet bug për vjedhësit? Po ne qenkemi popull koti, që nuk kërkojmë ligjin e burgut për vjedhësit…

  • saliu eshte hajduti dhe krimineli me i madh ne shqiperi dhe ne te gjithe evropen , ky legen do qerohet mbas 23 qershorit dhe do filloje te laje nje e nga nje te gjithe krimet qe ka bere ky vicidolas i felliqur

  • Ësht[ gjëja më e mirë që mund të bëjë populli i Tiranës që intelektualë të tillë tu japë të drejtë për tu futur në parlament

  • Dhe ja se si do te kishte vazhduar sot intervista e lene pergjysem…

    – A konsiderohet arritje per tu lavderuar pervetesimi me ane te plagjiatures i veprave te mbrojtura, me qellim mbrojtjen e doktoratures?

    – Oh no, no… Jo kaq ne te thella prego. se pyetjeve te tilla me spec eshte veshtire tu japesh pergjigje precize. Ketu me keni zene si te thuash si miu ne cark….

    – Si ndeshkohet sipas ligjeve nderkombetare nje hajdut ordiner, nese kapet me presh trurin e nje shkenctari ne dore?

    – Uaaaa c’eshte kjo pyetje kshu? E si mund t’i vidhet aq kollaj truri tjetrit. Jeni ne metro ju apo s’jeni. Po vazhduat me kshu lloj insistimesh u cova okay?.Behuni pak serioze se s’ka lezet…

    – Le ta marrim pak me shtruar zonje. Keni degjuar gje per plagjiaturen…

    – Stop intervisten. No comment…. Uaa uaa uaaa sa inatcinj qenkeni… Mos ja u pafsha me surratin juve te mediave… Yyy kazanxhinj….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *