Blerje të shumta me euro false, arrestohen tre persona

Gazeta Dita

Tre shtetas kanë përfunduar në pranga në kuadër të një operacioni të koduar “Euro”, nën akuzën për falsifikim kartëmonedhash.

Në pranga përfunduan shtetasit Kliton Nanushi, 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shfrytëzim prostitucioni, Juljan Mehmeti, 27 vjeç, si dhe Kleart Kalemi, 19 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për vjedhje.

Këta shtetas dyshohen se përreth dy muaj, në dyqane të ndryshme, pika karburanti dhe lokale në qytetin e Tiranës dhe të Durrësit, bënin pagesa me kartëmonedha të prerjeve 50 euro të dyshuara të falsifikuara.

Në moketin e arrestimit këtyre shtetasve, u janë gjetur me vete 500 Euro, të dyshuara të falsifikuara.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar:

– Një armë e ftohtë thikë me palosje me mbishkrimet Stainless

– Tre aparate telefonike të markave të ndryshme

– 10 kartëmonedha me prerje 50 Euro

– 3 kartëmonedha me prerje 5000 Lekë

– 2 kartëmonedha me prerje 1000 Lekë

– 2 karta sim,

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Falsifikim i monedhave”, kryer në bashkëpunim.

E. Xh

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *