Blerjet e Milanit debutojnë ndaj skuadrës së Sadikut

Gazeta Dita

Tifozëve të Milanit nuk do t’u duhet të presin gjatë për të parë me bluzën e Milanit blerjet e reja të kuqezinjve. Montella-s i duhet t’i nis shpejtë përgatitjet për  sezonin e ri, duke qenë se do të marrë pjesë edhe në Europa League.

Të martën e 11 korrikut, në orën 19:00, Milani do të zhvillojë një takim miqësor ndaj skuadrës zvicerane të Luganos, pjesë e së cilës është edhe sulmuesi shqiptar Armando Sadiku.

Megjithatë me shumë mundësi, lojtari i kombëtares sonë nuk pritet të jetë në këtë ndeshje, duke qene se për të ka shumë interes nga disa klube dhe mund të transferohet nga Lugano.

Për herë të parë, bluzën e Milanin do ta veshin Musacchio, Ricardo Rodriguez dhe Kessi, ndërsa Andre Silva do t’i bashkohet më vonë kuqezinjve duke qenë se është pjesë e kombëtares së Portugalisë në Kupën e Konferderave, me të cilën ka shënuar edhe një gol.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *