Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e të mërkurës ndryshimet uljne drastike të vlerës së mallrave të blera në internet që përjashtohen nga taksat dhe tatimet.
Sipas vendimit të qeverisë, tashmë do të ngarkohet me TVSH dhe taksë doganore çdo blerje në internet që tejkalon vlerën e 22 eurove. Ndërkohë, për dërgesat e mallrave nga jashtë Shqipërisë, për përdorim personal ose familjar, pragu i vlerës së tatueshme do të jetë 45 euro.
Me vendimin e mëparshëm, kufiri i patatueshëm për blerjen në internet dhe dërgesat nga jashtë ishte 150 euro. Ky vendim i qeverisë shqiptare pritet të frenojë ndjeshëm blerjet përmes internetit, që janë rritur me ritme shumë të larta në vitet e fundit.

KE MBETUR KEQ PER LEK, SHOKU.
KUSH JE TI MORE MUT, TE KOMANDOSH PARATE TONA.
Cjane keto turpe???Kjo eshte ekonomi tregu?Mos u beni qesharake se late nam
Tobestafurullah; e papare kjo ne gjithe boten. Vetem ne bejme shpikje. Sdo mend,cdo gje e kemi bere se prapthi. Me kujtohem vargjet e rapsodit Frrok Haxhia: “Puka jone ka ba ndryshime,ka qit trenin ne rruge makine”. Hi storia vazhdon,jemi Komb me spin -1/2 d.m.th.qe truri na rrotulloher ne sens te kundert nga te tjeret.