Ministria e Financave ka dërguar në qeveri një prjojektvendim, i cili ul kufirin e pataksueshëm të blerjeve online nga 150 euro që është aktualisht në 22 euro.
Vendimi pritet të marrë fuqi ligjore nga muaji i ardhshëm dhe me miratimin e tij, për çdo blerje nga interneti me vlerë më të madhe se 22 euro do të paguhet taksë.
Sipas legjislacionit tatimor, aktualisht taksa për mallrat e blera nga importi shkon deri në 22.4 për qind të vlerës së produktit, ku përfshihet tatimi mbi vlerën e shtuar dhe taksa doganore.

Keta jane nje tufe me idiote qe as e kane idene su funksionon ekonomia. Po kush eshte ai qe ble me pak se 50 euro online kur vetem posta kushton 30 euro? Keta jane aq te paafte saqe penalizojne nje popull te tere. O zot sa shume injorante qe ka ne kete shtet!