Jemi mësuar me gjithfarë gabimesh në tekstet shkollore, po kjo e lëndës “Gjuha Shqipe 6” është një “kategori” që nuk di si ta klasifikosh: Gafë? Teprim? Reklamim?
Në faqet që flasin për nxitjen dhe shkallët e nxitjes, ndër të tjera lexohet: “Sugjerim: Blije Nokian është markë e mirë” (!)
Lënda është botim i Shtëpisë Botuese “Shkronjë pas Shkronje”, ka si botues Roland A.Çano, Mimoza Gjokutaj, Abdulla Ballhysa dhe Lindita Aguridhi. Një prej këtyre do ketë me siguri telefon Nokia 🙂
Dita
nuk e kane bere pa dashje jo.
Si eshte ajo batuta e atij filmit: “Je ca pusht ti Fotaq…”
🙂
E KA FJALEN PER TE BLER FLAMUR NOKEN ?? SE ATE SE DUAN AS NJERZIT E SHIS HA HA
hahahahaha 🙂
Blini nga nje Noka dhe nga nje Berishe, po te doni ti vini zjarrin shtepise 🙂 hahahahaaa 🙂
Per mua e kane bere thjesht sepse jane te trashe.
Te trashe dhe te mbetur prapa me dekada. Idiote katundi.
Tu ngulesh femijeve en koke qe ne kete moshe nje ide per nje marke biznesi, eshte nje sherbim tejet i cmuar qe i behet atij biznesi. Nokia duhet ti peshoke me flori keta debilat tane. Dhe jam i sigurt qe kane te gjithe perpara emrit nga nje “Prof.Dr.
Kukuuuu, ne dore te kujt i kena femijet
Keta jane “dhuratat” e reformes se Altertekstit
Lloj lloj tekstesh te pakontrolluara jane futur ne shkolla
Alterteksti në sistemin e arsimit parauniversitar është një praktikë e re e aplikuar në vendin tonë tashmë për mbi një 5 vjeçar. Vet fakti i aplikimit rishtaz ka evidentuar dhe po evidenton një sërë problematikash që lidhen, si me aparatin e ndërtimit të këtyre teksteve, po ashtu edhe me kapacitetin dhe cilësinë e shtjellimit të njohurive shkencore në to. Mbi këtë bazë ne realizuam një sontazh në dy prej shkollave 9-vjeçare të veçanta (si për nga numri i nxënësve po ashtu edhe për nga cilësia e tryre) në qytetin e Gjirokastrës, duke evidentuar në se teksti alternativ i Diturisë së Natyrës në klasën e 5-të, realizon apo jo detyrën e formimit shkencor të fëmijëve brenda një diapazoni të barabartë, të kërkuar e të nevojshëm.
Studimet në këtë fushë janë më të rralla por diskutime, vërejtje apo edhe vlerësime nga specialist të fushës ka pasurt dhe ende ka, sidomos në shtypin e shkruar (Karameta P. [2012],[2008], Shtypi i shkruar, Hako H.[2011], Andoni A. [2008], Resuli E.[2012], etj. Kjo evidenton si qëndrime vlerësuese po ashtu edhe kritike në lidhje me këtë proces. Pikërisht në këtë drejtim synon të kontribuoj dhe vështrimi im në këtë opinion që po jap në gazetë. Ai ka për qëllim, që të evidentoj anët pozitive apo negative të formimit shkencor të fëmijës nga ana e Altertekstit në formën se si funksionon ai deri më tashmë.
Zgjedhja e hipotezës së mësipërme si objektiv i sontazhit tonë, ka të bëjë si me rëndesinë e problemit në kryerjen e misionit të shkollës tonë, po ashtu edhe me vlerat teoriko-praktike dhe, shqetësimin e madh të grupeve të interesit e tërë shoqërisë, lidhur me problemet e shkollës dhe të ardhmes së saj. Duke marrë në considerate, rezultatet e vëzhgimit në klasat e pesta të të dy shkollave të sistemit 9-vjeçar të qytetit të Gjirokastrës (të cilat perfaqësojnë njëkohësisht edhe dy nivele cilësore e sasiore, për sa u përket nxënësve që kanë në këto klasa) na rezulton:
Pas markimit te shkollave me inicialet (A) dhe (B), me qellim uljen e efektit të indikacionit moral dhe etik në testim e realizuar në to, mund te themi se shkolla (A) është një nga shkollat më të mëdha dhe më cilësore të qytetit përsa i përket arsimit 9-vjeçar, ndërsa shkolla (B) ka një numër më të kufizuar nxënësish në këto klasa dhe një prurje cilësore më të ulët të tyre.
Testi u aplikua prej nesh në një nga klasat e pesta të secilës shkollë të zgjedhura në mënyrë rastësore. Testi ka qenë i njejtë për të dy grupet e marra në analizë dhe me njohuri vetëm nga Kreu VI “Të njohim dhe studjojmë të gjallën”. Testi përmban pyetje me fund të hapur , me fund të mbyllur si dhe kriptograme. Pyetjet në të parashtrohen duke filluar nga pyetjet e formimit të përgjithshëm e duke kaluar më tej në ato të formimit më specifik e duke përfunduar me kriptogramet që kërkojnë edhe një analizë të interpretimit më llogjik. Testi u ndërtua duke u bazuar në njohuritë që shtjellohen për kreun në fjalë në dy tekste të tjera alternative mësimore, që nuk aplikohen në asnjë nga shkollat ku ne kemi realizuar testimin.
Njohuritë e vjela nga nxënësit janë marrë nga tekstet mësimore “Dituri Natyre” 5 me autorë . Me qëllim minimizimin e subjektivizmit në vlerësimin e testeve nga ana e mësuesëve ne njëkohësisht kishim përgatitur edhe boshtin themelor të përgjigjeve të kërkuara. Nga korigjimi i testit në fjalë (per klasën e pestë të shkollës (A) u konstatua se per 45 nxenesit e saj nota mesatare e arritur prej tyre ishte 6.4 dhe me asnje vleresim maksimal (note 10). Duke analizuar cilësisht njohuritë e kërkuara nga testi rezulton se janë mare përgjigje negative masive në shumë pyetje. Nga nxënësit e klasës së pestë të shkollës (B) Gjithësej 30 nxënës ; 5,6 nota mesatare: (asnje vleresim me noten 9 apo 10. Duke analizuar cilësisht njohuritë e kërkuara nga testi rezulton është marrë në masë pyetjesh përgjigje negative. Çfarë vrehet duke parë tekstet që aplikohen në secilën nga shkollat në fjalë:
Disa pyetjeve, nxënësit e të dy shkollave u janë përgjigjur sakt në masë pasi, në të dy tekstet e aplikuara në këto shkolla njohuritë që përfshiheshin në këto pyetje janë dhënë saktë dhe plotësisht të kapshme nga nxënësit. Disa pyetjeve të tjera nga nxënësit e njërës shkollë u është dhënë masivisht përgjigje negative. Kjo vjen nga fakti se në tekstin e aplikuar në këtë rast nuk jepen njohuritë e duhura lidhur me këtë informacion, kështu që edhe nxënësit s’kanë se si ti përgjigjen saktë kësaj pyetje.(defekt i tekstit).
Pyetjeve të tjera u janë përgjigjur negativisht shumica e nxënësve të shkollës tjetër. Kjo vjen nga se në tekstin e tyre informacioni përkatës jepet vetëm me dy figura komplekse për moshën në fjalë dhe pa u shtjelluar me fjali. Në rastin e shkollës tjetër për këtë grup njohurishë situata paraqitet pak më mire; shkaku është se keto njohuri paraqiten vërtet po ashtu me figura komplekse por njëkohësishtë ato shoqërohen edhe nga disa sentence sqaruese plotësuese. Në lidhje me brendinë e kësaj pyetje duhet theksuar se në të katër tekstet e marrë në konsideratë ka një shtrirje njohurishë larg kapacitetit moshor konceptual e psikoanalitik të fëmijëve të këtij niveli shkollor.
Disa pyetjeve nuk u është përgjigjur asnjë nxënës nga të dy shkollat. Kjo mendojmë, se vjen sa nga konceptualiteti i procesit shkencor po ashtu edhe nga terminologjia e parashtrimit të problemit, pasi megjithëse të gjitha tekstet e shtjellojnë bazën e njohurive të këtij problemi, mbasi gjuha dhe terminologjia për t’a bërë atë të kuptueshme për këto grup-mosha është fare e papërshtatshme. Kjo ka sjellë një përvetësim empirik, mekanik (të mësuarit përmendësh pa konceptim) e të paqëndrueshëm të këtij grupi njohurishë. Pyetjeve të tjera po ashtu u është dhënë përgjigje negative nga nxënës të të dy shkollave.
Kjo mendojmë se për shkollën (A) vjen nga një trajtim i cekët i njohurive të kësaj fushe në tekest e aplikuara në të kurse, për shkollën (B) mendojmë se kjo vjen nga mospervetësimi dhe mos dhënja e njohurive në rrafshin metodologjiko – shkencor të nivelit të duhur. Tek pyetjet kriptograme situata paraqitet më e mirë në njërën shkollë dhe më dobët në tjetrën. Kjo sepse ndërsa njeri tekëst ka dhe shtjellon ushtrime praktike të këtij karakteri, ai i aplikuar në shkollën tjetër nuk ka në përbërje të tij modelime të tilla. Por dhe nga mësuesit, rezulton se nuk bëhet punë konkrete e gjithanshme interpretuese e ilustruese, gjatë dhënjes apo kontrollit të njohurive shkencore të kapitujve të ndryshëm të këtyre teksteve.
Nga sa parashtruam si vëzhgim e konstatime, rezulton se:
1- Altertekstet nuk i përgjigjen rigorozisht programit mësimor të nivelit për të cilin janë ndërtuar pasi:
a- Nuk përmbajnë të gjithë (t’a themi sa duhet) volumin e domosdoshëm të njohurive për një temë apo kre të caktuar.
b- Nuk i janë nënështruar një gjuhe shkencore të nivelit “gati të unifikuar – moshor” në trajtimin e koncepteve shkencore.Disa përdorin një terminologji shkencore akonceptuale, ndoshta edhe të bollshme, disa të tjera e thjeshtojnë jashtë natyrës së konceptualitetit kurse disa të tjerë e anashkalojnë fare konceptin.
c- Ilustrimet e tyre shpesh janë më të sofistikuara se ç’duhen gjë që e vë në vështirësi konceptimin e materialit nga fëmijët. Ky ilustrim duhet të jetë më adaptivë e më i riprodhueshëm qoftë edhe skematikisht nga femijët e kësaj klase.
2. Mësimdhënja dhe mësimnxënja në lëndën e Diturisë së Natyrës së klasës së pestë tregon se nuk është një proces i lehtë dhe se nga mësuesi nuk merret aq seriozisht sa duhet dhe se në këtë rast mendojmë se katër janë faktorët bazë:
a- Mësuesi duhet të ketë nevoja më të theksuara për informacionin shkencor që shtjellohet në temat e kësaj lënde dhe që të përgatitet mirë për dhënjen e saj duhet të studjojë e shfletojë shumë ( kujtojmë këtu njohuritë mbi kloroplastin dhe klorofilën)
b- Mësuesi nuk përgatitet sa duhet për mësimdhenje duke i marrë si të lehta problematikat dhe ngelet jashtë interpretimeve konceptuale dhe veç në shtjellime empirike të njohurive (kujtojmë këtu njohuritë mbi ndërtimin qelizor)
c- Vetë mësuesi nuk i ka fare të qarta konceptet e ndryshme. Ngjashmëritë dhe ndryshimet midis tyre. Thelbin shkencor konceptual e praktik të tyre. Ligjesitë mbi bazën e të cilave ato funksionojnë e shtjellohen (kujtojmë këtu konceptet aparat e sistem).[6]
ç – Mësuesi ngelet rob i tekstit dhe nuk është në gjëndje apo i aftë të krijojë, të kompozojë apo dhe të aplikojë forma të ndryshme metodologjike shpjeguese e kontrolluese (kujtojmë këtu problematikën e pyetjeve kriptograme)
3. Alterteksti, nga mënyra dhe procedurat e avolgimit të tij tregon se ka mangësi dhe difekte dhe nuk e kryen rolin dhe funksionin e tij. Edhe shkolla më e mire [A] ka një masë të madhe nxënësish me vlerësimin negative.
4. Vetëm nga studimi në fjalë duket që alterteksti nuk ka sjellë risinë e kërkuar, gjë për të cilin edhe funksionon. Siç shihet asnjë nxënës nga të dyja shkollat (gjithësej 75), dhe sidomos nga shkolla (A) që është edhe më cilësorja në rreth, nuk ka arritur të vlerësohet me notën 10 megjithë diapazonin e gjerë të këtij vlerësimi.
Mbi këtë bazë do të rekomandonim, këto hapa të nevojshëm:
Instancat përgjegjëse për realizimin e altertekstit të vendosnin rregulla më të qarta e më të sigurta lidhur me volumin, tematikën dhe brendinë e njohurive që duhet të shtjelloj një tekest në përputhje me programin e linçuar.
Zgjedhja e teksteve nga mësues të shkollave të ndryshme të mos shihet si deri më sot si lehtësim për punën e tyre, duke zgjedhur tekestin më të thjeshtë (në fakt më të dobët) apo si prestigj fallco (autoritaritet fallco i tij) duke zgjedhur tekstin më të sofistikuar (në fakt më të veshtirë për fëmijët).
Do të ishte më e mira që në konkurimin e pranimit alterteksti të kishte masivitet kurse në aplikimin e tij nëpër shkolla pas përzgjedhjes ai të shtrihej në shumë pak variante (ata më të plotët e më të përzgjedhurit të bëheshin bazë e aplikimit).
Shihet që në autorësinë e ndërtimit të teksteve marrin pjesë kryesisht profesionalistë që nuk kanë punuar kurrë në këto nivele shkollore. Prandaj është e domosdoshme që në kushtet e procedurave të ndërtimit të altertekstit të jetë e detyrueshme bashkëautorësia e profesionalistëve të këtij niveli shkollor.
Konstatim: Nga studimi rezulton që përdoruesit e teksteve (mësuesit, nxënësit dhe prindërit) nuk konsultohen në mënyrë të organizuar rreth problemeve që kanë hasur me tekstet në mënyrë që ata të përmirësohen vitin e ardhshëm. MASH duhet të ndërtojë një sistem i cili mbledh opinionin e përdoruesve të teksteve lidhur me problemet, mangësitë e hasura prej tyre në mënyrë që, më pas të kushtëzoj shtëpitë botuese që ribotimi i teksteve të varet nga korrigjimi i problematikave të teksteve të identifikuara nga konsultimi me përdoruesit e tyre. Ky quhet mekanizëm i përmirësimit të tekstit i cili bazohet në përvojën e përdoruesve të teksteve.
*Dekan i Fakultetit te Shkencave të Natyrës, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
O profesor bashkefajtor dhe bashkevuajtes me prinderit e tjere.
Kriminel nuk eshte vetem ai qe qellon me pushke por cdo pjese e shoqerise qe per perfitim parash demton shendetin e te tjereve.aq me shume kur kjo pjese eshte caktuar edhe edukator I brezit te ri.a nuk e shikoni qe perdite e me shume ka femije te fillores te kerrusur nga pesha e rende e librave me ngjyra te bukura e flete ne ndriteshme , me fletore pune e shtepie , me teste shtese e te tjera qe shtremberojne kolonen femijeve te vegjel ne emer te dijeve me te shumta
Mos eshte dhe Ylljet alicka te autoret se e kam ne librine Biologjise se djalit tim te mbushur plot em brockulla.
Se ky ambasadori -ishallah behet ish-i shqiperise ne Paris.edhe shkrimtar,edhe kineast,edhe biologiste ,edhe diplomat,edhe pisnessman,edhe tash hartues programi per femijet!
Bref,ikudo hun de futesh,edhe kurkurnd ne vend si duhet…shembull extra i albanistanezeve!
lane nam, nuk dine as nje tekst per femije te bejne, imagjinoni nivelin e publikimeve shkencore…
SHKATERRIMI I ARSIMIT – MINE ME SAHAT. QE TANI ATA QE SHEH NE RRUGE JANE ANALFABETE TE PAGDHENDUR QE MUND TE TE MARRIN JETEN.
PERFYTYRONI SHQIPERINE E PAS 20 VITEVE !!!!
Altertexti i Tafajt dhe matura shteterore e Pollos e degjeneruan arsimin. Dhe e keqja eshte se as Nikolla s’eshte me e mire. Nuk la injorant pa bere drejtues dhe demokratet e ricikluar pas 23 qershorit vazhdon ti mbaje ne pune. Pasojat i paguajne kalamajte tane.
skandal. une do shqetesohesha me shume po ta kishin bere nga trashesia, se me qellim. nese eshte bere nga trashesia, do te thote se arsimi do nja 50 vjet e kusur te ndreqet. nese eshte bere me qellim, eshte thjesht nje dobicllek.
Nokia nuk eshte gje…ka dale nje marke e re …shume cilesore…emrin e ka SALUSH
As ne Finlande nuk behet nje debilitet i tille,sado Nokian e kane marke nacionale.Saliu s’besoj tu kete thene,ai perdor Bllejkberri.
hahahaa 🙂
Blini nje Sali, eshte marke e mire 🙂