Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka akuzuar Moskën për zhvillimin e një “fushate të qëllimshme” të mizorive në qytetin ukrainas, Bucha.
Këto deklarata vijnë disa ditë pas publikimit të të dhënave që sugjerojnë se dhjetëra civilë u vranë nga forcat ruse, të cilat e kishin pushtuar këtë zonë. Moska tërhoqi trupat nga Bucha në fillim të prillit.
“Çfarë kemi parë në Bucha nuk është një veprim i rëndomtë i ndonjë njësie ushtarake që ka vepruar krye në vete”, tha Blinken për gazetarët më 5 prill, teksa u nis drejt Brukselit, ku të mërkurën dhe të enjten do të takohen ministrat e Jashtëm të NATO-s.
“Kjo ishte një fushatë e qëllimshme për të vrarë, torturuar, dhunuar dhe për të kryer mizori. Raportimet janë të besueshme, të dhënat janë aty që bota t’i shohë”, shtoi ai.
Blinken nuk ofroi asnjë dëshmi për të mbështetur këto pretendime.
Pasi trupat ruse u tërhoqën nga Buch, që gjendet në veriperëndim të Kievit, zyrtarët ukrainas me të arritur gjetën dhjetëra trupa të civilëve të vrarë nëpër rrugët dhe shtëpitë e këtij qyteti.
Pamjet e tmerrshme të trupave të pajetë, ku disa prej tyre kishin të lidhur duart pas shpine, nxitën dënim ndërkombëtar të Rusisë, e cila mohon se forcat e saj kanë kryer vrasjet dhe i quan “të rreme” këto akuza. / REL
j.l./ dita

Blinken nuk ofroi asnjë dëshmi për të mbështetur këto pretendime
– fjalia e vetme me rendesi
as ka per te gjet ndonje deshmi te tille, vetem nese do fabrikohen.
sic manipuluan raportin e Kombeve te Bashkuara mbi helmet kimike ne Siri dhe ja ngjiten Asadit
jo beqir i paguar me rubla, filmime sa te duash nga gazetare ne terren
Dukesh si Beqir Vicidoli qe flet keshtu. Pret nga ministri i jashtem I superfuqise se vetme t’i tregoje pamjhet e Bruchas qe po i vezhgojne ne vendngjarje 250 gazetere nga te pese kontinentet!
Te vezhgosh eshte nje gje, te sjellesh fakte eshte dicka tjeter.