Blinken: Një pushtim rus në Ukrainë mund të fillojë në çdo moment

J L

Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken, së fundmi ka deklaruar se një pushtim i ri rus i Ukrainës mund të fillojë në çdo kohë, madje edhe gjatë Lojërave Olimpike, duke shtuar se Moska ende po dërgonte trupa në kufirin afër Ukrainës.

Blinken deklaratat i ka bërë pas takimit të kuartetit, grupit joformal të Shteteve të Bashkuara, Australisë, Indisë dhe Japonisë.

Vërejtjes së zymtë të kreut të diplomacisë amerikane i ka paraprirë apeli i drejtpërdrejtë i Presidentit Biden drejtuar qytetarëve amerikanë që të largohen nga Ukraina.

Ndërkohë Biden, në një intervistë për mediat është shprehur se qytetarët amerikanë duhet të largohen nga Ukraina.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *