Bllako dhe Subashi në SPAK për inceneratorët, Shalsi: PS s’i bëhet mburojë askujt

Ornela

Partia Socialiste është distancuar nga dy anëtarët e saj, deputeti Alqi Bllako dhe kryebashkiaku Armando Subashi, të cilët janë marrë në pyetje nga SPAK mbi mega-aferën e inceneratorëve.

Deputeti socialist, Eduard Shalsi, tha se qëndrimi i PS është i qartë dhe i paekuivokë se mbështet drejtësinë dhe nuk bëhet mburojë e askujt që ka probleme me ligjin.

Pyetje: Marrja në pyetje e Subashit dhe Bllakos, cfarë do të ndodhë nëse do të kemi arrestime të tjera?
Shalsi: E thashë që ne jemi iniciuesit e reformës në drejtësi, kemi deklaruar qartazi që PS nuk bëhet mburojë për askënd që ka probleme me ligjin.

Këtë e kemi dëshmuar me vepra, ndryshe nga kohët kur prokurorët shantazhoheshin, gjykatësit anatemoheshin, apo gjuha krejtësisht e palejueshme e Sali Berishës. Kemi dy kohë, njërën kur pengohej drejtësia të bënte punën e saj, dhe tani që drejtësia inkurajohet të bëjë punën e saj. Qëndrimi ynë është i qartë dhe i paekuivokë, mbështesim vetëm drejtësinë.

O.J/DITA

Share This Article
2 Comments
  • Eduard lerini pordhet dhe mos u mbur me koqet e te tjereve.Drejtesine ju e shkateruat por amerika te vuri koqet ne dare dhe tani po flet qe te maresh flamurin e reformes ne drejtesi.Nje gje mos haro ti dhe pronari yt ,eshte fillimi .

  • Me urdher partie ky Shalsi ka lene mjekerr, jo qe ti ngjaje adashit tij Timonierit Rama, por qe te harrohet sado pak ai surrat kaqoli qe tha – Neve te Rilindjes…do te vjedhim me Lezet/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *