Helikopteri i pretenduar nga disa portale dhe ish-kryeministrit Berisha, se është ulur në doganën e Hanit të Hotit është një bllof.
Në fakt portal i qeverisë Transparenc.al sqaron se helikopteri nuk ka shenja dalluese dhe i përket një kompanie private.
Helikopteri EC 145 me numer anesor 637, ne oren ne te cilen portali pretendon se eshte ulur ne doganen e Hanit te Hotit, ka qene ne nje fluturim te planifikuar ne jug te Shqiperise, fluturim te nisur ne oren 09:10 te mengjesit te dites se djeshme me itinerarin, Farke-Belsh- Gllave- Tepelene- Skerfice -Butrint- Ksamil- Sarande- Llogara- Akerni- Lushnje, e ne fund eshte ulur pa problem ne bazen e Farkes.
Helikopteri i shfaqur ne videon e portalit eshte civil, me permasa me te medha dhe pa shenja dalluese te Forces se Armatosur. Ne kete video gjithashtu dallohet qartesisht se helikopteri eshte i pajisur me rrota. Nderkohe qe asnje helikopter i FA-ve nuk eshte i pajisur me rrota, por jane te pajisur me sistemin me slite.
Ne fakt helikopteri i përket nje kompanie private transporti.

Helikopteri i kompanisë private në videon e publikuar sikur të ishte helikopteri i FA- së

Helikopteri i FA ec-145 me numër 637 i rrëzuar në Shkodër
