Bllokada ruse, Zusi: Etiketat tona u falsifikuan

Dita

Zv.ministri i Bujqësisë, Alban Zusi, deklaron se etiketat “Made in Albania” mbi prodhimet bujqësore, që tashmë janë ndaluar të hyjnë në Rusi, janë falsifikuar në një vend fqinj të Rusisë dhe jo në Shqipëri.

Sipas tij, falsifikimi, që i është bërë etiketave, është njësoj me falsifikimin që dikush mund t’i bëjë pasaportës të dikujt tjetër për të hyrë në SHBA; natyrshëm në këtë rast, pala shqiptare nuk mban përgjegjësi, ashtu siç nuk mund të mbajë përgjegjësi për paaftësinë e inspektimit rus për të dalluar falsifikimin.

Gjatë intervistës për “News 24”, zv.ministri tha se eksportet drejt tregut rus nuk janë aq të rëndësishme për vendin tonë, pasi koha e transportit është shumë e gjatë, rreth 1 javë dhe krijon probleme në qarkullimin e produkteve të freskëta

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *