Ministria e Bujqësisë ka vendosur të pezullojë importin e shpendëve të gjallë nga Greqia pas skandalit të publikuar mbrëmjen e shkuar.
Pezullimi do të jetë në fuqi për dy javë, kohë që sipas Ministrisë është e mjaftueshme për të kryer verifikimet në terren për garantimin e mallit të origjinës.
“Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti urdhëroi sot pezullimin dy javor të importeve të shpendëve të gjalla, deri në garantimin e gjurmueshmërisë dhe verifikimit të origjinës së tyre.
Ministri Panariti urdhëron inspektimin veterinar të detyrueshëm të shpendëve në kufi pavarësisht dokumentacionit shoqërues”, thuhet në njoftim. /Dita/

Lini more pulat te hyjne ne shqiperi. Liri demokraci.
Desha me dite se cilat jane produktet me cilesi qe hyjne ne shqiperi? Ky eshte problemi, duhet te kemi kujdes qe produkte cilesore mos te hyjne ne vendin toni. Bah!!!!
Problemi ka mbetur vetem tek pulat e Grekut, Ministri mafios kacurrelesi Panariti ish zevendesi i Bashes ne Bashki, eshte kokarra e maskarait dhe merret vetem me pune te pista dhe perfiton maksimalisht nga fondet e donatoreve qe jepen per Bujqesine. Ky matrapaz perse nuk kontrollon edhe “lendete para” per sallam qe vijne nga importi qe edhe derrat nuk ushqehen me to,por i hane shqiptaret. Perpunohen qe nga dhjamrat e mbetjeve te europes, lekurat e pulave, kockat dhe lekura e grira qe vijne me qindra ton dhe na serviren per sallam me MISH pule apo me MISH vici