Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale pas bllokimit të 550 ton karburant jashtë standardeve në Ballsh.
Rama paralajmëron se ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë duhet të zgjedhin të veprojnë sipas ligjit ose do goditen nga ligji.
Ndërsa thekson se janë në shënjestrën e strukturave të shtetit.
Kryeministri u shpreh se lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet duke filluar sipas tij çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë.
Postimi i plotë
“Kush merret me naftë duhet të zgjedhë: o sipas ligjit o goditjen e ligjit”, e nis statusin e tij në Facebook Rama, i cili më tej shton se lufta kundër informalitetit nuk do të ndalet para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë.
“Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët.
Informaliteti në dëm të cilësisë është po aq i dëmshëm dhe i patolerueshëm, sa edhe informaliteti financiar në kurriz të konsumatorit e të shtetit”, shkruan Rama.
550 tonë karburant në rafinerinë e naftës në Ballsh të Fierit, u bllokua këtë të mërkurë dhe nuk do të hidhet në treg për mosplotësim të standardeve të cilësisë. Zbulimi u bë përmes një laboratori të lëvizshëm që analizon mostrat e karburantit në 30 minuta deri në 1 orë.
Rezervuari i bllokuar dhe karburanti nuk do të hidhet në treg, por do të vazhdojë për përpunim të mëtejshëm. Do ketë përsëri kontroll dhe nëse do të përmirësohet cilësia do të lejohet për treg.
b.b/dita

Shume bukur. Kjo vjen era shtet. Por dua te di a do pesojne ndonje gje ata qe u perpoqen te shesin kete nafte jo sipas standarteve?! Psh heqje liçence, burg ose gjobe?!
Mos e rruj fare…
Kush ishte kompania ne fjale?
Gjoba qe percakton ligji dhe sa eshte?
Eshte detyre e cdo qeverie te luftoje informalitetin, ndaj do te shprehesha pasi lexova me siper :
– Nje show facebuk-ist, nga shou-man-I me fantastik i Shqiperise.
Ka shume e shume thirrje ne adresen direkt te ketij personi, lidhur me sjelljen grabitqare qe Qeveria e Tij ( ndryshe Edi Rama, d.v.) ka bere dhe ben ndaj vendburimeve te Naftes, sjellje e cila i ka shkaktuar dhe vazhdon t’i shkaktoje Arkes se Shtetit miliona e miliona leke humbje, qe nuk ka te krahasuar me demin qe nafta surogato e Rafinerise se Olsi Rames I shkaktojne shtetareve qe perdorojne automjete.
Kthejua Vendburimet e Naftes pronarit Shtet, qe per momentin eshte ne “duart” e tua.
Po kur te te largojne, a do t’i kthesh ne origjine transaksionet e fajshme qe ke bere ne kurriz te Shtetit dhe shtetareve te Tij ?
Po po, Ligji dhe Maligi