Inspektorët e Autoritetit Ushqimor kanë bllokuar 100 ton miell të firmës “Agroblend sh.p.k”, që i përket kryebashkiakut demokrat të Vorës, Fiqiri Ismaili.
Mielli është bllokuar për shkelje të kushteve higjeni-sanitare.
Firma në fjalë është në emrin e gruas së Fiqiri Ismailit.
“Bazuar ne legjislacionin ne fuqi per sigurine ushqimore u moren masa urgjente te nderprerjes se menjehershme te aktivitetit dhe bllokimit te 41.3 ton miell deri ne daljen e pergjigjes se analizave. Gjithashtu ndaj subjektit u mor masa administrative gjobe ne vleren 400.000 leke.
Pas daljes se pergjigjes nga laboratori i Sigurise Ushqimore (ISUV), ku mielli i derguar nga inspektoret e AKU per analize rezultoi pozitiv per altafoxin. Me date 23,05,2015 Drejtori i AKU Tirane per garantimin e sigurise ushqimore te konsumatorit, duke ju referuar gjurmueshmerise se produktit miell, i cili rezultoi pozitiv, urdheroi inspektim ne subjektin AGroblend shpk.
U moren mostra per analize duke u derguar ne ISUV dhe u be bllokimi i prodkutit perfundimtar miell ne sasine 100 ton dhe e produktit lende e pare grure ne sasine 6800 tone, deri ne daljen e pergjigjes se analizave”, thuhet në njoftimin e AKU.

100 ton miell dhe asnji i arrestuar???????????????????????
O rrypa!
Shkoni dhe arrestoni ca se s’kane pagu dritat dhe nuk arrestoni keta me miell te rrezikshem?
S’ka mundesi pa i pas perly edhe dikush tjeter hundet ne kete miell
Po si nuk e njohin fjalen pune, ndershmeri dhe perkushtim asnje nga keta te PD-se, te gjithe kane nga nje precedent kriminal, asnje nuk punon se duhet, por vetem gjejne mijera menyra per te mashtruar, mendja vetem per djallezira, qelbesira si nuk i ha gje e keqe keta.
s’na habit me, te gjithe kriminelet dhe hajdutet aty jane mbledh te partia demokratike, keta o na dine budallenj, o jane vete budallenj e kujtojne se na e hedhin. Ca paskemi heq, edhe me jeten e gjerat jetike na kane mashtruar delenxhinjte.
Po te gjithe nje brume kane keta, peshku nga koka qelbet, shif kryemashtruesin lulin, shif ata qe i shkojne nga mbrapa.
Po vertet peshku qelbet nga koka e ne fakt edhe rilindja po vjen ere qelbesire njesoj si ata te meparshmit e ne mos me keq.
Kristina ata qe votojne PD-ne per nje grusht miell te prishur (jashte standartit) jane njeres pa moral jane llumi i shoqerise dhe PEDET e Saliut nuk merakosen per shendetin e tyre sepse duan vetem voten .A do arestohet ndonje per miellin jashte standartit qe vjen nga Serbia nga PD-ja ?
Home » Aktualitet » Skandali, shqiptarët konsumojnë bukë, prodhuar nga mielli serb e rus që përdorin kafshët
Skandali, shqiptarët konsumojnë bukë, prodhuar nga mielli serb e rus që përdorin kafshët
By Opozita
In Aktualitet
Aug 5th, 2014
1 Comment
Kjo eshte vetem propagande bajate e ministrit te LSI-se Panariti per te fshehur te verteten KRIMINALE te miellit ne Shqiperi!
Ka dy vjet qe ne shtypin shqiptar botohet shkrimi i meposhtem,por askush nuk ka bere gje!
Vazhdon krimi
Fabrikat prodhojnë miell me drithëra serbe e ruse që duhen groposur ose përdorur si tagji për kafshët
Saktësisht 1 vit më parë, pas ndalimit prej qeverisë Kosovare të kalimit tranzit të miellit e grurit serb që destinohej për fabrikat e bukës e të blojes në Shqipëri, menjëherë u dha alarmi dhe u përhap paniku i bukës
“kancerogjene”, që prodhohej me miell të skaduar, me miell me stampa false që nuk i
dihej vendi i origjinës, me miell që prodhohej nga grurë e misër importi i nxjerr jashtë
përdorimit në vendet e origjinës, me miell tagji kafshësh që importohej nga Serbia
nëpërmjet Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë. Madje disa herë edhe me anije tregtare
italiane, të pajtuara nga tregtarët serbë, duke kaluar ngarkesat, tranzit nga Italia. Edhe
pse autoritet zyrtare të Kosovës, kishin deklaruar me prova laboratorike, se drithërat
dhe mielli serb që futej në Kosovë e Shqipëri, ishte për groposje ose i përdorshëm
vetëm për tagji kafshësh e ushqim shpendësh, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit që
atëherë drejtohej nga Genc Ruli, dha garanci publike, se gruri dhe mielli serb ishin
shumë të sigurt për konsum njerëzor. Kjo deklaratë e asaj kohe rezultoi false, mbasi analizat ishin nga pala kosovare në “Laboratorin suprem të ushqimit të BE” në Romë dhe gruri e mielli që vinte nga Serbia, rezultonte jo vetëm jashtë standardit bio-ushqimor për njeriun, por edhe i infektuar nga viruse të rrezikshëm intoksikues e vdekjeprurës për njeriun, si dhe me përbërës elementesh kancerogjenë.
Fakt/ 1 vit pas alarmit, vazhdon avazi i miellrave e drithërave kancergjenë
Sot 1 vit pas atij alarmi të drejtë, të mohuar e fshehur me deklarata e copa letrash analizash false nga autoritet zyrtare ushqimore shqiptare të asaj kohe, në Shqipëri vazhdon krimi ushqimor me bukën dhe prodhimet e brumit. Vazhdon të importet miell i infektuar me elementë “vrasës” për shëndetin e njeriut nga Serbia, Maqedonia, Rusia, Greqia, Italia e deri nga Moldavia dhe Bullgaria e Rumania. Në doganat shqiptare në veri e në lindje, vazhdojnë të futen lirshëm, natyrisht me “letra analizash e sigurie” false, drithëra serbe të prodhuar 50-60-70 vite më parë, të “dozuar” me infeksione, përbërje dhe rrezatime kancerogjene, si dhe drithëra që duhen groposur si të rrezikshme edhe për mjedisin, ose që duhen përdorur vetëm si tagji për kafshët. Këto, pas një krimi të organizuar ushqimor në të gjithë linjën zyrtare të kontrollit e ligj-zbatimit, futen në Shqipëri, bluhen në fabrikat shqiptare dhe përdoren për bukë e prodhime brumi për konsum masiv njerëzor. Specialistë e ushqimit në fabrika mielli, në furra buke, në institucionet e kontrollit, deklarojnë të frikësuar “nën zë” (u ikën puna pse jo edhe koka) se gjithçka në lidhje me sigurinë e drithërave dhe miellit, kalon heshturazi, me firma e vula kontrollesh fizike e analizash laboratorike, që “vërtetojnë siguri e rregullsi” të lëndës së parë. Unë edhe publikisht e kërkoj kontrollin e specializuar e të saktë mbi miellrat dhe ‘dozat” e dyshimta me të cilët përgatitet buka “e sigurt”, siç thonë institucionet e kontrollit shtetëror. Dhe në këtë kontekst është momenti të shtrojmë disa për “linjën” e përgatitjes së bukës që konsumojmë, që siguria e pranimit dhe përdorjes së lëndës së parë: drithërave!
Një “bos” fabrike mielli në Tiranë, la 7 orë pas porte një inspektor të AKU
Dy ditë më parë, gjatë një bisede me specialistë të kontrollit të AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), më treguan se një inspektor kontrolli i AKU (me origjinë nga Tepelena), kishte shkurre për një kontroll në një nga fabrikat “VIP” të prodhimit të miellit në Tiranë. Do të verifikonte në terren njoftimin se në këtë fabrikë prodhohej miell me drithëra që duhen groposur ose që duhen përdorur si tagji për kafshët. Gjithashtu, dot verifikonte dhe një tregues informaliteti në lidhje me faktin që ai shërbente pa licencë edhe si fabrikë prodhimi buke e prodhimesh brumi, por edhe për faktin që ai importonte edhe miell me rrezatim nga Serbia, Maqedonia, Kosova e Italia dhe hidhte në treg si miell të markës së vet. Pasi ishte paraqitur zyrtarisht tek roja i portës, inspektori i AKU kishte pritur të hynte në fabrikë për kontroll. Por roja i bëri me dije se, “bosi” nuk pranonte që ai të bënte kontroll! Edhe pas refuzimit, inspektori në këmbëngulje për të kryer detyrën, kishte qëndruar 7 orë prapa derës së fabrikës së miellit, mbasi “bosi” i saj kishte urdhëruar të mos lejohej të futej për kontroll zyrtar në fabrikë, për shkak se në atë moment, brenda fabrikës po shkarkoheshin “me aksion” në mënyrë ilegale 4 maune me targa serbe, të futura natën në fabrikë, të mbushura me drithëra prodhim serb, të ndaluara për t’u përdorur për miell konsumi për bukë e prodhime të tjera brumi për popullatën në Serbi, në rajon e në vendet e BE-së. Edhe në Shqipëri, me vendim qeverie, fabrikave të miellit u ndalohet u ndalohet kategorikisht të furnizohen me këto drithëra kryesisht grurë e misër që janë tagji kafshësh, të importuara kryesisht nga Serbia dhe Rusia, mbasi për nga siguria ushqimore janë drithëra të rrezikshëm për jetën e njeriut dhe janë të skeduar, të përdoren vetëm për tagji për kafshët. Nuk e dimë, nëse pas 7 orësh inspektori i AKU u lejua të futej në fabrikën e miellit që nuk i hapte portën, por dimë faktin që përditë në atë fabrikë dhe në gjithë fabrikat që janë ngritur në Shqipëri, vazhdojnë “gjëmojnë” sillosët e blojes, të cilët bluajnë afro 2000 tonë drithëra të infektuar me “doza” kancoregjene që duhen groposur, ose që duhen përdorur vetëm tagji kafshësh dhe nxjerrin miell për bukë për njerëzit.
Qeveria jep “siguri”, fabrikat prodhojnë miell me drithëra kafshësh e kancerogjenë
Ne u interesuam për importet e miellit e grurit në AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), në Ministrinë e Bujqësisë e të Ushqimit dhe në doganën e Tiranës. Kudo refuzuan të japin shpjegime. E vetmja gjë që dëgjohet është propaganda zyrtare mediatike, se gjoja në Shqipëri ka siguri të plotë për produktet ushqimore të konsumit masiv të popullatës që vijnë nga importi, sidomos të miellit e bukës masive. Ky është mashtrim publik. Kur flitet për miellin, nënkuptojmë së pari bukën masive që konsumojmë dhe prodhimet e brumit për konsum familjar, prodhime ëmbëltoresh, “Fast food”, mensa konviktesh, mensa azilesh pleqsh, jetimoresh, çerdhesh e kopshtesh fëmijësh, mensa spitalesh, restorante konsumatorë të tjerë, që punojnë me produkte e gatime mielli. Po nga vjen mielli? Afro 80% e sasisë që shet tregu dhe që përdor konsumatori vendas, prodhohet nga fabrikat e shqiptare. Po me çfarë mielli prodhojnë ato? Shqiptarët hanë bukë dhe produkte brumi të gatuara me miell që “del” prej siloseve që bluajnë drithëra të “infektuar” me “doza” kancerogjene që duhen gropozuar dhe të destinuar për përdorim si tagji kafshësh, të cilat në 90% të sasisë futen ilegalisht, ose me “letra të rregullta doganore e analizash laboratorike sigurie”. Këto futen përgjithësisht nga Serbia e Rusia, vende ku këto drithëra nuk lejohen për t’u përdorur, mbasi për nga standardi i cilësisë, “moshës” së prodhimit, kalorive dhe sigurisë janë skeduar si të papërdorshëm për konsum njerëzor. Sa për kujtesë, lidhur me importet, po citojmë të plotë këtë vendim të Ministrisë së Bujqësisë e Ushqimit: “Ndalohet importi i produkteve të cilat janë te pashoqëruara me certifikata veterinare, fitosanitare si dhe fletë analize për aflatoksinat si dhe të lejohen për konsum vetëm pasi të pajisen me fletë analize nga ISUV me përqindje aflatoksinë në zbatim të udhëzimit nr. 13 datë 29.09.2010 “Mbi vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produkte ushqimore si dhe Urdhrit të Ministrit nr.192 datë 06.06.2011 ‘Mbi Substancat e padëshiruara ne ushqimin për kafshë”.
15 pyetje për ata që kanë detyrë të kontrollojnë
1. Me çfarë mielli, përgatitet buka dhe produktet e përditshme që konsumojmë?
2. Me çfarë gruri, misri, thekre e elbi prodhohet mielli që përdoret për bukë e produkte ushqimi?
3. Në Shqipëri prodhohen drithëra buke sa për të ushqyer 100 pula në vit, ndërsa fabrikat prodhojnë deri 100 ton miell në ditë, nga importohet kjo sasi?
4. Çfarë cilësia kanë këto drithëra importi?
5. Përse drithërat e bukës, që hyjnë e përdoren në fabrikat në Shqipëri, në vendet e origjinës quhen “skarcitete”? 6. Përse lejohen të importohen përbërës kimik që nxitin tregues artificial në prodhimin e miellit e bukës?
7. A lavazhohen teknologjikisht drithërat bukës, përpara se të përfundojnë në mullinjtë e blojes?
8. A kontrollohen realisht drithërat e importit nga inspektoratet dhe laboratorët përkatës si gjendje fizike e analiza konkrete dhe të sakta, për sigurinë dhe cilësinë në pikat hyrëse doganore shqiptare?
9. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të drithërave, a kontrollohet direkt në fabrikë, përpara se ai të futet në prodhim mielli?
10. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të tjera të prodhimit, a bëhet kur mielli del nga prodhimi e nga fabrika dhe niset drejt tregut?
11. Si shpjegohet që nga kontrollet e AKU dhe pikat e kontrollit ushqimor doganor, prej 1 viti pas alarmit të dhënë, janë bërë 2785 kontrolle në dogana, në tregje, në furra e fabrika buke dhe fabrika e mielli e “nuk është zbuluar” asnjë rast “shkelje” në standardet e drithërave të bukës e të miellit të importuar e të prodhuar?
12. Si është e mundur, që në 1 vit “nuk është zbuluar”, nuk është ndaluar, nuk është kthyer mbrapa ose nuk është sekuestruar asnjë maune me drithëra të skaduar e tagji kafshësh?
13 Nga dhe si hyjnë në Shqipëri, maunet me grurë importi, kur në pikat doganore të Malit të Zi e Kosovës, kontrollohet realisht?
14. A ka Shqipëria laboratorë të specializuar në dogana e në qendrat laboratorike, për të bërë analizat e drithërave të bukës e të miellit të importuar, nëse jo, mbi ç’bazë të dhënash i plotëson certifikatat e cilësisë e të sigurisë, kur çdo ditë e natë ka importe, prodhim vendas mielli e buke?
15. Kur do të kontrollohen realisht drithërat, mielli dhe përbërësit që importohen për të fshehur falsitetin e cilësisë dhe standardet e tyre të munguara?
Përparim HALILI
skishte si te ndodhte ndryshem, sulmet politike te rilindjes nuk njofin kufi, nga sulmet me arme ne mes te ditet deri te bllokimi i biznesit per arsye politike. po si ka mundesi qe nuk u bllokua qofte edhe nje biznes i majte per parregullsi? frika per humbjen e qeverisjes vendore nga rilindasit e krimit i con ne keto metoda shoveniste kriminale.
o super GERDECI
po te kishte shtet aty dhe rilindje vertet
i kishin hedhur hekurat Fiqiretit , asaj putanes qe pa asnje dite pune ka ber fabrike mielli , dhe derisa uje i zi ti dilte .Jo per miellin jo , se nuk vete asnje ne burg per shendetin e kokepalareve ,po per leket e Gerdecit
Jane leket e Fatmir Mediut atje ne ate fabrike ,jane leket tona ne fakt
qe ata i vodhen dhe i pastruan …me grate e ndershme qe kane .
Injoranti Supermen Kromin e ka dhene me koncension Saliu dhe shkerdhatelleqet i bejne vetem bizneset e militanteve te PD-se , boll kemi mesuar keto 25-vjet …..Ti Super-karr shko mer ndonje dore miell nga ai i bllokuari se sipas kokes te vendos edhe kapelen Saliu .
ne boks keto cuhen goditje nen brez, kjo behet nga burracakaet dhe frikacaket. kjo tregon dobesine e kandidatit te rilindjes nga frika e humbjes, perdorimi i shtetit per te penalizuar biznese te ngritura me #punedhedinjitet eshte e turpshme, prandaj duhet zhdukur nga shqiperia kjo fare e keqe politikanesh te orjentuar nga zyrat e Mjaftit dhe zogut te rames.
Mos kontrolloni vetem ata qe jane te djathte, por edhe te majte qendre e ku di une, te gjithe qe ata qe punojne me grure e miell pasi do dali qe qe te gjithe e kane prod6ktin jadhte te gjithe parametrave qe ka BE ne fuqi.
Se pari xhendeti i POPULLSISE e me pas biznesi i tij, akne bere ckane deshur nen regjimin e qoftelargut ku vune milionat duke vjedhur e duke mos paguar. Perendoi plaku i cmendur me tere oborrtaret e tij.
Se pari shendeti i POPULLSISE e me pas biznesi i tij, akne bere ckane deshur nen regjimin e qoftelargut ku vune milionat duke vjedhur e duke mos paguar. Perendoi plaku i cmendur me tere oborrtaret e tij.
Eshte mese e dukshme qe ky bllokim eshte per arsy politike sepse z. Fiqiri Ismaili eshte nje kandidat i Partise Demokratike , aktualish Kryetar i Bashkise Vore dhe po rikandidon perseri per Bashkine Vore . Ja kjo eshet qeveria e Rilindjes dhe gjatavilit Rames me shoket e tij kriminela dhe te korruptuar .
Po si ta bejme mor idiot meqe eshte kandidat nuk duhet qe te bllokojme miellin e prishur ? kjo eshte llogjika tende mor i zgjuari i Saliut ? nuk besoj se keni per tu bere njdonjehere njeres ju islamiket e Saliut ……ik ha miell te prishur dhe shko ne djall per nje vote fundja do qerohet nje bajge nga kjo dynja .
robert,
per ty mjafton te jete buke lepurushi me fjongo rilindese dhe eshet OK. Te befte mire se mielli qe hyn ne Shqiperi ka cilesi shume te dobet pavaresisht kraheve politike te cilet jane lidhur me kete biznes.
Tom Doshit ia nxoren lakrat tani qe u be armik se deri me tani ai fallsifikonte prodhimet ushqimore dhe nderronte datat e skadences se atyre te skaduara sipas qejfit. Sa Tom Doshe miq te PS-se vazhdojne te bejne kete marifet akoma? Po keto milioneret e supermerkatove financues te PS-se kujton se jane ne rregull me keto norma?
Info….. ka nga te dyja anet pislleqe por kete kulture qe zuri rrenje per 25-vjet ne shoqerine tone na i rrenjosi shpellari i Tropojes dhe besoj se keto qe po ben kjo qeveri ne keto dy vjet nuk eshte bere ne 25-vjet . Me ha pi dhe mos paguaj perfundon si Greku .Keta hora te PD-se duhet te zhduken nga politika se e mesuan popullin dembel
Koalicioni qeveritar nuk ka ndalur se beri nje lufte te piste kunder kandidateve te PD ! Sot ne vore deshmuan friken dhe panikun qe ka zene qeverine nga humbja e 21 qershsorit ! Te perdoresh pushtetin per perfitime partiake eshte antiligjore dhe besoj se OSBE dhe ODIRI ne shqiperi duhet te kene nje fokus te vecante per raste te tilla ! Eshte e njejta startegji si me ato te kallezimeve qe u bejne kandidateve te PD per kryetar bashkie por kjo ehste edhe me e fort pasi i demton njerzit ekonomikisht ! Rilindja duhet ti thersa mendjes !
Dikur kur keto marifete i bente Saliu shqyheshin duke bertitur per diktat, tani qe i ben ky i rilinduri per se mbrapshti gjithcka duket normale. Po ky sikur u votua qe te ndryshonte gjerat e jo te binte ne te njejtin batak.
Ka mbi nje vit qe ne media flitet per miellin kancerogjen te bukes qe tregtohet ne Shqiperi e qe vjen nga Serbia.
Autoritetet e kontrollit ushqimor ,AKU,qe pergjigjen per kete pune nuk kane dale te deklarohen publikisht per kete problem.Edhe pse jam e kenaqur me lajmin ,per problemin jam e shqetesuar,,,nuk dijme se cfare buke te konsumojme.
Lora, je e vetmja qe trajton problemindhe qe eshte sh i rendesishem per ruajtjen e shendetit te konsumatorit. Ne nuk dime se c’hajme! Cili na siguron? Jane te besueshme institucionet, apo blihen nga bizneset e korruptuara? Kur do vije dita te arrestohet ndonje nga keta rrogetare taksapaguesish, qe e perdor profesionin per pasurim? Deri me sot nuk dij ndonje te tille te jete paditur nga drejtesia, nderkohe qe dyshime kemi per cdo ushqim qe konsumojme cdo dite.
*****….thirrja duhet te jete me kete MOTIV:… kur do vije dita qe shqipria te behet shtet ligjor ,jo kur do vije dite te futen ne burg? Populli kerkon ushqime me sandarte jo miell te infektuar pa kalori.Politizimi nga disa komentues eshte thjeshte i gabuar ,pa vlera pozitive eshte si ajo streha ku mblidhen maskarenjet per te mbuluar krimin e shitjes se miellit pa vlera.Por luse zotin se mos na dalin” analiza “sipas oreksit te mashtruesit qe na servire ate miell.Qeveria duhet te jete ne kembe per te siguruar sandarte te cilesise se larte te miellit.Ndeshkimi duhet te jete maksimal per cilindo tregtar qe sjell mallra te tilla pamvarsishte kujte force politike I perket.SHendeti nuk njehe parti,krimi nuk njehe parti ai eshte krim dhe duhet ndeshkuar.~~~~~~~~~~~~~#
E arrestun miellin serb te bagetive ? Po me serboviçët cfare po behet ?