Bllokohen 41,7 tonë banane të prishura në Durrës

Ornela

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në portin e Durrësit 41.7 tonë banane të prishura. Sipas njoftimit, bananet vinin nga Kosta Rika, ndërsa pas kontrollit rezultoi se ishin të prishura.

Menjëherë pas konstatimit, u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 41.7 tonë. Gjithashtu, AKU-ja thekson se do të ndjekë të gjitha procedurat doganore për kthimin në origjinë të sasisë së bllokuar të bananeve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaron se ka forcuar masat për sigurinë ushqimore, ndërsa fton qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pasi është një sfidë e përbashkët.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *