Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU ka bllokuar 2 kontejnerë me mish nga Brazili. Në total, ngarkesa ka qenë rreth 50.2 tonë, që sipas njoftimit nga analizimi i mostrave ka pasur prezencë salmonele.
Njoftimi i plotë:
Në kuadër të masave të gjithanshme të MBZHR-së për kontroll efikas për sigurinë ushqimore, AKU ka vijuar me kontrollet rigoroze të ngarkesave me produkte shtazore nga importi.
Kështu së fundi AKU ka bllokuar dy kontenierë me mish, të importuara nga Brazili, në total 50.2 tonë mish, pasi nga analizimi i mostrave u konstatuan me prezencë “salmonella”. Po vijojnë procedurat për kthimin në origjinë të produktit.
Gjatë këtij viti nga AKU-ja janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 5 kontenierë të tjerë, me 130 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 195 kontenierë; secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.
Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta.
o.j/dita

Po keni pare gje ju ne laboratoret tuaja ,me pri koken.
Ky eshte rezultati luftes mes klaneve edhe monopolisteve.
Dikush po nderron monopolin edhe nxjerr jashte loje kundershtarin.
Shtet maskara e popull i shperfytyruar.
Me shume mundesi kane pare. Keto qe thua ti jane delirime kot, te njerzve qe jetojne me fantazma ne koke. Eshte permiresuar shume kontrolli ushqimor, se sot ka laboratore dhe neper rrethe jo vetem ne Tirane. Kurse salmonela nxirret me nje mikrospok te thjeshte.
Mire lopa qe na ngordhi po edhe mizat Epirote nuk na lene rehat.
Kjo qe behet ne Shqiperi ,
me qytetaret shqiptare ,
qe abuzohet ne gjithcka , kuhet me jeten e qytetarit ,
experimentohet me gjithfar lloj ,
produktesh artificiale ushqimi , miell me boje etj
Produkte skandaloze ,mishra pa certifikata date sigurie qe shoqerojne cdo mish ,
duke i shkaktuar shqiptareve semunjde nga me te paparat me pare .
Dhe i gjithe kjo vetem per perfitime te disa kafsheve
te quajtur Tregetare dhe nji Shtet shkerdhatash ,
nji politike qe e harxhon 11-muaj te viti me sherre –
e idiotlliqe pa kuptim ,
qe ne bashkpunim me cdo tregetare i sherbejn se bashku vetem qeses kuletes se tyre ,
KY ESHTE KRIM NDAJ NJI POPULLSIE
TE PAMBROJTUR E NAIVE
se diku tjeter i kishin vene flaken qysh nga parlamenti
e deri ke dyqanet qe tregetojen kto ushqime helmuese
Ne gjithe Europen sekuestrohen mallra ushqimore jashte standarteve, por asnjehere nuk kam pare regime te tilla.
Kush eshte importuesi,o gazetar kjo na intereson
Kush fiton para duke vra shqiptaret,kjo eshte pyetja qe duhet bere,o gazetar.