Bllokohen automjetet në aksin rrugor Tiranë – Gjiri i Lalzit

DITA Online

 

Fluksi i madh i automjeteve të cilat kanë si destiancion vendet bregdetarë ka bërë që trafiku këtë të diel të jetë i mbingarkuar.

Policia Rrugore njofton se aksi rrugor Tiranë – Gjiri i Lalzit e anasjelltas  është i mbingarkuar.

Ka fluks të madh lëvizjesh të automjeteve.

“Janë të lutur drejtuesit e automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa në akset rrugore Lezhë- Shengjin, Shkodër – Velipojë; Fier dhe Vlorë situata e trafikut është mbi normalen e javës por nuk ka probleme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *