Një sasi lënde plasëse, kapsolla e fitil është bllokuar nga policia në Dibër.
Për pasojë është prangosur edhe një person, Njazi Pilafi, 52 vjeç banues në Peshkopi.
Sipas Policisë, mësohet se janë bllokuar , 7 copë kallëpe me lëndë plasëse, 58 kapsolla detonatorë dhe 4 metër fitil zjarrpërcjellës.
Njoftimi i Policisë, Dibër
Vijojnë kontrollet nga strukturat e policisë për parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Sekuestrohen lëndë plasëse, fitil zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore
Arrestohet në flagrancë poseduesi
Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, parandalimin e konflikteve dhe goditjen e paligjshmërisë, strukturat e policisë së Dibrës kanë ushtruar kontrolle të befasishme në disa ambiente ku në një lokal u gjetën dhe u sekuestruan lëndë plasëse, kapsolla e fitil zjarrpërcjellës.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi:
Nj. P., 52 vjeç, banues në Peshkopi.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit të tij në qytetin e Peshkopisë, iu gjetën të fshehura dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
7 kallëpe me lëndë plasëse ( 400 gr. secili), gjithësej 2 kg e 800 gr.
58 copë kapsolla detonatore.
Si dhe rreth 4 metër fitil zjarrpërcjellës.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
l.h/ dita

Qeveria duhet t!e rris masen e denimit me Burg,ketij personi qe ju gjet dinamit ti jepet maximumi ,per mua 10vjet i ka pak.Te behet shembull per te tjeret qe dhe nqs ndonjeri ka ta fusi te vendi e te MOS i bier ne ment ta shesi o perdori per qellime keqdashese.