Bllokohen mjetet ujore në liqene, rrezikonin pasagjerët

Dita

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar përmes një deklarate për mediat se ka nisur një operacion për verifikimin dhe bllokimin e mjeteve ujore që mundësojnë transportimin e pasagjerëve dhe automjeteve.

Sipas saj, pas inspektimeve dhe verifikimeve ka rezultuar se mjetet janë kryesisht artizanale, të paregjistruara dhe të paçertifikuara.

Ndërtimi artizanal i këtyre mjeteve shihet nga Drejtoria e Përgjithshme Detare si shkaktare rreziku ndaj jetëve të atyre personave që qarkullojnë në liqenin e Komanit, Vaut të Dejës dhe liqenit të Shkodrës.

Mësohet se operacioni i verifikimit dhe bllokimit është në proces e sipër.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
  • Regjistri Detar Durres e Drejtoria e Pergjitheshme Detare Durres, te ushtroje kontroll dhe te inspektoje dhe certifikoje tragetet qe punojne ne linjen Koman-Fierze. Po keshtu dhe mjetet e transportit te udhetareve ne kete liqen.
    Te shikoje edhe kushtet e akostimit te tyre ne kalatat perkatese.

  • Si gjithnje ne mes te sezonit turistik,Si mendohet te afrohet turisti keshtu?apo nje nate fjetje ne tunelin hyres,nje aventure me shume.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *