Bllokohet auditi i KLSH tek Emergjencat Civile sepse drejtori është… me pushime

entela

Emergjencat Civile kanë refuzuar kontrollin e KLSH për auditim me përgjigjen se “Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako është me pushime deri në datën 9 gusht”. Kjo përgjigje i është kthyer institucionit të KLSH duke mos lejuar kontrollin e dokumentacionit të tenderimeve për paisjet që lidhen me emergjencat.

Në një kohë që në të gjithë Shqipërinë zjarri ka shkaktuar dëme të shumta dhe për shuarjen e vatrave të tyre janë angazhuar jo vetëm institucione, por edhe qytetarë të thjesht deri te fëmijët ,kreu i emergjencave Civile Haki Çako vazhdon pushimet.

I pyetur në lidhje me këtë situatë, kreu i KLSH ka konfirmuar se kjo ka qenë përgjigja e institucionit të emergjencave civile se nuk mund të auditojnë në institucion pa u kthyer drejtori i përgjithshëm. Kryetari i KLSH, Arben Shehu i ka bërë  thirrje kreut të emergjencave civile, Haki Çako që “të kthehet në detyrë për shuarjen e vatrave të  zjarreve sepse situata është problematike, si dhe te mos bllokojë kontrollin në institucionin e tij” .

Kontrolli i KLSH u ngrit pas situatës së krijuar në vend me zjarret ku shumë operacione për shuarjen e tyre, realizoheshin me mjete rrethanore.

 

e.r/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *