Bllokohet fluturimi i një avioni në Rinas, piloti tapë me alkool

DITA Online
????????????????????????????????????

Policia Kufitare e Rinasit këtë të shtunë ka bllokuar fluturimin e një avioni, pasi kapiteni kishte konsumuar alkool, duke u shprehur se është e angazhuar për sigurinë e jetës së pasagjerëve të linjave ajrore.

Ndërkohë shtetasi spanjoll E. L., 47 vjeç procedohet penalisht në gjendje të lirë. Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Ky i fundit ishte kapiteni dhe në kohën që pasagjerët kanë qenë duke hipur në avion kolegu i tij ka njoftuar Policinë Kufitare të Rinasit dhe kompaninë që kapiteni ka kosumuar akoool në masë të madhe.

Policia Kufitare ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar fluturimin dhe ka kthyer pasagjerët në tranzit. Kompania ka marrë masat duke zëvendësuar kapitenin (pilotin) me një tjetër dhe për këtë shkak është shtyrë fluturimi për 5 orë më vonë.

Shtetasit E. L., pas kërkesës së kompanisë ajrore i është bërë testi i alkoolit dhe nga bërja e testit të alkoolit kapiteni ka rezultuar pozitiv, pasi kishte konsumuar alkool në masën 0.35 mg/l testi i parë dhe 0,31mg/l testi i dytë.

 

L.V/ Dita

Share This Article
4 Comments
  • Me kete sasi alkoli i lejohet te drejtoje anije kozmike e jo me n nje avion, menduam qe do te ishte ndonje pilot i bere tape dhe nuk mund te thoshte edhe emrin e tij dhe nuk do te gjente deren e gabines se pilotimit.
    Ja paska rras shoku i ngushte i pilotimit.

  • Mesoni nga praktika e pijetarve te jugut(jo pijaneca).
    Keto kan nji eksperience per te pire e ardhe ne qefe pa taklif.Ne fund ia fusin shalqi dhe mbas shalqinit jane ne gjendje t’ia fillojne perseri te pijne si te ishin esell.
    Kaq mjaftonte ti shtroshin para pilotot gjysem shalqinit dhe direkt me vrape e ne timon te avionit.
    Provojen nese nuk rrezulton keshtu sic deklarova.Kjo ti sherbej shofereve qe jane pijanec te pandalshem.Qe kur ti ndalin polici as te mos i shkoje mendja policit qe kan pire alkol e jo ma te jen dejshem.Shalqini asht kryevepra e dedektivit per te mshefur gjurmet me paraqitje te gjendjes esell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *