Gjykata e Lartë mund të vihet ne funksion me delegimin e gjyqtarëve të përkohshëm. Kështu janë shprehur juristët në lidhje me situatën e krijuar në këtë institucion, e cila ka mbetur vetëm me dy anëtarë dhe ku 32 mijë dosje presin të shqyrtohen.
Dalja jashtë funksionit e Gjykatës së Lartë, e cila ka mbetur vetëm me dy anëtarë mund të zgjidhet me delegimin e gjyqtarëve të përkohshëm. Ky është mendimi i juristëve, të cilët propozojnë ndërhyrjen e parlamentit dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Avokati Bashkim Nikolla shprehet se:
“Kjo mund të zgjidhet dhe elementët e zgjidhjes i ka. Që nga KLGJ, i cili edhe me vendimmarrjen që ka marrë para disa muajve, iu ka dhënë hapësirë, sikundër ishte gjyqi që kishim sot tek krimet e rënda, ka marrë gjyqtarë nga dhoma penale dhe ka krijuar trupin gjykues. Kemi rastet kur mund t’i çojë 3 muaj, 6 muaj në një vend ku ka vakancë të trupit gjykues. Në këtë mënyrë mund të operojë edhe këtu”.
Juristët shprehen se kjo është një situatë e paprecedente dhe kërkojnë vënien në veprim të mekanizmave që t’i japin një zgjidhje të përkohshme deri ne emërimin e gjyqtareve me mandate të plota.
“Ka dhe zgjidhje të tjera, kur ligjvënësit i dalin përballë, kësaj që duhet ti kishin dalë përballë pa ndodhur ky kolaps. Zgjidhjen e ka kompetencë KLGJ dhe mund të nxjerrin instrumente të tjera. Kuvendi mund të marrë vendime ekstra për një kohë tranzitore”.
Aktualisht në Gjykatën e Lartë janë në pritje të gjykimit afro 32 mijë dosje ndërsa dy gjyqtarët e mbetur nuk mund te kryejnë as shqyrtimin e masave te sigurisë për shkak të mungesës së kuorumit.
b.b/dita

Te perkohshem si Arta Marku? Ore bejini gjykata popullore apo te kontrollit punetor. Le qe cthem,tani kemi portalin e kryeministrit. Cojani atij dhe per 1 jave 32 mije dosjet i zgjidh ai.
Jo o kokloqe berati do tja cojme Salehut me qitetarin digital
Ne kemi shtetin e pa shtet dhe kemi ngecur rrugs si debila pa kandar.Cojeni mendjen sikur shteti ishte ne lufte dhe fitoj lirine.Si do ti zgjidhenit ceshtjet.Kur nuk jemi ne lufte dhe kemi jo pak institucione dhe nji Kushtetute ne krye te shtetit per te ndertuar shtet.
Ne kemi shtetin e pa shtet dhe kemi ngecur rruges si debila pa kandar.Cojeni mendjen sikur shteti ishte ne lufte dhe fitoj lirine.Si do ti zgjidhenit ceshtjet.Kur nuk jemi ne lufte dhe kemi jo pak institucione dhe nji Kushtetute ne krye te shtetit per te ndertuar shtet.