Bllokohet jahti luksoz në brigjet italiane, dyshohet se i përket Putinit

J L

Në të gjithë Europën, autoritetet po gjurmojnë jahte luksoze, të lidhura me oligarkët rusë në përpjekje për t’i shkaktuar probleme aleatëve të Presidentit Vladimir Putin.

Në Marina di Carrara, një qytet i vogël italian në bregdetin toskan, një nga superjahtet më të mëdha, më të reja dhe më të shtrenjta në botë, i quajtur Scheherazade është nën vëzhgim nga policia italiane.

Ai dyshohet se është në pronësi të Putinit.

Sipas New York Times, ai është një nga jahtet më të mëdhenj dhe më të shtrenjtë në botë.

Anija luksoze quhet “ Scheherazade” dhe është nën vëzhgimin e policisë italiane. Kostoja e tij llogaritet në 700 milionë dollarë. Gjatësia e tij arrin 140 metra dhe ka dy kuvertë helikopterësh.

Rreth 70% e ekuipazhit të jahtit janë rusë. Luksi i jahtit sugjeron se pronari i tij mund të jetë një miliarder i Lindjes së Mesme ose rus, madje edhe presidenti i Rusisë.

Kapiteni, Guy Bennett-Pierce, shtetas britanik, mohoi që Putini e zotëronte atë.

“Nuk e kam parë kurrë.  Nuk e kam takuar kurrë”, tha ai për gazetën amerikane në telefon.

Ai shtoi megjithatë se pronari i tij nuk ishte në asnjë nga listat e sanksioneve perëndimore, megjithëse nuk përjashtoi mundësinë që ai të ishte rus.

Ai e bëri të qartë, megjithatë, se nuk do të bënte asnjë zbulim pasi ishte i detyruar nga një ” klauzolë konfidencialiteti”.

j.l./ dita

Share This Article
6 Comments
  • Na sqaroni:-sheherazadja eshte e Putinit,apo se eshte e bukur dhe lluks mund te kete dhe e Putinit.Jo per gje,por mos i vijen ne qafe ndonje oligarku me origine e kombesia tjeter.

  • Ajo qe me ben pershtypje,,ne foto perballe Jahtit ndodhet nje xhami me minare.Te kete Marina de ncarrara xhami?

  • Lere se c’hoqa dje.
    Me kapi polici ne rruge se me pa me syze Cartier dhe dyshoi mos isha Putin-i.
    – Armik, me tha. Vetem ti mund te embash keto lloj syzesh, me pare korrupsioni.
    Ne fillim e mora si shaka, po ai e kishte seriozisht.
    Nga ana tjeter kisha frike t’i thoja qe ishin fallco, se mos me fuste ne burg per fallsifikim.
    Mezi me leshoi pas 20 minutash, sa erdhi plaka qe me solli dokumntin e identifikimit.

  • Po mir e vlla.
    Keto mjete, qe qarkullojne ne gjithe boten, jane te rregjistruara ne rregjister nderkombetar, C’jane keto budallalleqe qe nxirrni.?
    Edhe nje “papaq” te kesh, e rregjistron,
    Si mund te qarkullosh me gjithe kete karabina dhe te mos gjendet se e kujt eshte…
    Lajm per lajm

  • Shume shpejt ato qe kane emrin Vladimir mund te arrestohen. Disa miqeve te mije me emrin Vladimir i keshillova te nderrojne emrin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *